Domate të bluara pa zierje dhe pa konservues: Salcë e pandashme e pothuajse çdo tryeze!

Përdorni domaten në kohë dhe bëni një bazë të përsosur për gjellë
Domatet e bluara të vendosura në shishe janë zahireja më e vlefshme të cilën mund ta bëni këtë sezon. Do t’ju shërbejë si bazë për gjellë të shumta dhe nuk zihet!
Është e njohur që domatet janë zahire e shëndetshme, e cila, nëse zihet humb vlerat ushqyese, mirëpo, nëse e përgatitni sipas kësaj recete do t’i ruani gjithë shijen dhe aromën e shumicës së perimeve të preferuara.
Pos që mund ta përdorni për përgatitje të gjellëve, domatet e këtilla mund t’i shërbeni edhe si sallatë, kush i pëlqen, me qepë të grirë, transmeton Telegrafi.
Përbërësit:- 5 kg domate- 3 lugë kripë- 1 tufë majdanoz- 2 lugë të mëdha sheqer
Qëroni domatet dhe pritini në feta, shtoni kripë, sheqer dhe majdanoz të grirë hollë. Nëse jeni duke përgatitur një sasi të madhe domate, grijini ato në një mulli mishi - jo në blender, sepse atëherë ato do të humbasin strukturën e tyre. Përzieni domatet e përgatitura, mbushni shishet ose kavanozat e qelqit dhe mbyllini mirë.
Ngrohim furrën në 150 gradë, kavanozat i vendosim në furrë dhe i lëmë për rreth 30 minuta. Uleni temperaturën në 100 gradë dhe lërini edhe 90 minuta të tjera. Fikni furrën dhe mos i hiqni kavanozat deri të nesërmen derisa të jenë ftohur.
Këshillë shtesë:
Nëse jeni një adhurues pikant, mund të shtoni piper të copëtuar ose të plotë në kavanoz. Kjo metodë e pasterizimit është jashtëzakonisht e shpejtë dhe e lehtë për t'u përgatitur. Nëse i grini domatet me një mulli mishi, nuk keni nevojë t'i qëroni. /Telegrafi/

















































