LAJMI I FUNDIT:

Dokumenti sekret: Kundër ushtrisë ruse nuk kemi asnjë shans!

Dokumenti sekret: Kundër ushtrisë ruse nuk kemi asnjë shans!

Tek drejtuesit më të lartë të ushtrisë britanike mbizotëron alarmi. Kështu raporton e përditshmja gjermane, Bild.

Një dokument sekret thekson se në rast lufte kundër Rusisë, ata nuk kanë asnjë shans.

Kur në hije të shkencës fshihej një projekt ushtarak: Baza nukleare që rrezikon një katastrofë! (Foto/Video)
Lexo po ashtu Kur në hije të shkencës fshihej një projekt ushtarak: Baza nukleare që rrezikon një katastrofë! (Foto/Video)

Publikimi i dokumentit sekret nga “The Times” vjen në një kohë kur Rusia ka rikthyer tensionet me Ukrainën për çështjen e Krimesë.


“Ushtria ruse është superiore në fushën e betejës përballë trupave britanike,” thuhet në raport.

Për më tepër, rusët mendohet se kanë përparësi edhe në luftën teknologjike, përplasjet e hakerave në internet dhe propagandën psikologjike.

Edhe pse Britania po investon rreth 4 miliardë euro për një flotë me mjete të blinduara lehtë, në dokument thuhet se ata janë të pambrojtur në mënyrë disproporcionale ndaj raketave dhe predhave ruse.

Në dokument theksohet se metodat e reja të luftës po testohen në Ukrainë, duke nisur që nga artileria e duke përfunduar tek lufta kibernetike, përcjell mapo.al.

Rusët janë në gjendje të dëmtojnë sinjalet e transmetimit dhe të nxjerrin dronët jashtë funksionit.

Edhe propaganda ruse është përmirësuar ndjeshëm.

Ndërkohë vetëm para pak ditësh, presidenti rus, Vladimir Putin u takua me presidentin turk, Erdogan.

Kjo ka shtuar frikën për një aleancë mes tyre, që do e spostonte qendrën e ndikimit në lindje.

Në trend Botë

Më shumë
Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Botë
Fluturakja misterioze e Forcave Hapësinore të SHBA-së kthehet në Tokë ndërsa autoritetet nuk flasin mbi atë që kishte bërë gjatë 434 ditëve të saj në orbitë

Fluturakja misterioze e Forcave Hapësinore të SHBA-së kthehet në Tokë ndërsa autoritetet nuk flasin mbi atë që kishte bërë gjatë 434 ditëve të saj në orbitë

Botë
Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Botë
Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Amerika
Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Botë
Trump thotë se Ukraina 'mund të mos mbijetojë' edhe me ndihmën e SHBA-së

Trump thotë se Ukraina 'mund të mos mbijetojë' edhe me ndihmën e SHBA-së

Botë
Kalo në kategori