Në një pjesë të dokumentarit, që është postuar në YouTube, amerikanët janë portretizuar si të varfër që jetojnë në tenda, "që e bëjnë kafenë nga bora dhe blejnë armë për të vrarë njëri-tjetrin, sidomos fëmijët."

Video është kombinim i pjesëve ku shfaqen njerëz të pastrehë gjatë dimrit. Disa janë jashtë në rrugë duke u pranuar supa të ngrohta nga grupe bamirësie dhe të tjerët janë shfaqur duke fjetur në qendra strehimi për të shmangur të ftohtë.


Në komentimet e kuadrove të xhiruara gjatë dimrit thuhet se në SHBA nuk ka zogj “sepse janë ngrënë nga njerëzit që jetojnë në tenda”. Ndër të tjera, aty theksohet se "Kryqi i Kuq amerikanëve ua siguruar perdet e bëra me material nga Koreja e Veriut”.

"Kjo është e përditshmëria në Amerikë moderne. Grumbullohen së bashku të varfrit, të ftohtit, vetmia dhe homoseksualët”, thotë një zë në video. Gjërat sipas dokumentarit janë aq keq në SHBA në raport me KV-në, sa që në video shfaqen disa njerëz, që ideatorët e videos thonë se janë nga Koreja e Veriut, që të varfëve dhe nevojtarëve u japin biskota dhe kafe të vërtetë koreanoveriore.

Sasia e “margaritarëve” propagandistikë në video është e shumtë, në vetëm disa minuta. Një nga ta ka të bëjë me faktin se në shumë kuadro shfaqen qytetet evropiane e jo ato amerikane. /Telegrafi/