LAJMI I FUNDIT:

Dogana kthen drejt Serbisë 7 kamionë me “Coca Cola” dhe produkte tjera, u mungonte “Republika e Kosovës” në dokumente

Dogana kthen drejt Serbisë 7 kamionë me “Coca Cola” dhe produkte tjera, u mungonte “Republika e Kosovës” në dokumente

Shtatë kamionë me pije të brendit “Coca Cola” dhe produkte tjera,  janë kthyer nga Kosova për në Serbi që nga fillimi i implementimit të taksës për produktet serbe.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci.

“Prej që ka filluar implementimi i masës për produktet serbe janë kthyer 7 mauna me pije të brendit “Coca Cola” dhe produkte tjera për në Serbi. Kthimi i tyre ka ndodhur për shkak se nuk e kanë pasur në rregull deklaracionin e mallit”, ka thënë Stavileci.


Ndërkaq Telegrafi mëson se kthimi i këtyre 7 kamionëve ka ndodhur për shkak se në dokumentet e tyre nuk ka figuruar askund “Republika e Kosovës”.

Kujtojmë, se vendimi i Qeverisë së Kosovës për taksë 100 për qind ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnja është marrë javën që lamë pas. Po ashtu sipas këtij vendimi është kërkuar edhe largimi i të gjitha produkteve në të cilat shkruan “Kosova e Metohija”.

Pikërisht për vendimin e Qeverisë, katër kryetarët e komunave me shumicë serbe, Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit kanë dhënë sot dorëheqje nga postet e tyre. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori