Zgjedhjet parlamentare që janë paraparë të mbahen më 9 shkurt të vitit 2025 do të sjellin risi në disa procedura të votimit, që derivojnë nga ndryshimet e Ligjit për Zgjedhje të Përgjithshme.
Qytetarët që jetojnë jashtë vendit, do të kenë në dispozicion edhe dy forma të reja të votimit, për dallim nga mënyra si kanë votuar në të kaluarën. Për herë të parë atyre do t’u mundësohet të votojnë fizikisht në 35 përfaqësi diplomatike të Kosovës, apo të dërgojnë fletëvotimin në kutitë postare të misioneve jashtë vendit.
Organizata joqeveritare që monitoron zgjedhjet ,“Demokracia në Veprim”, vlerëson se votimi në ambasada, konsullata apo zyra tjera diplomatike paraqet mundësi të mirë për qytetarët që jetojnë jashtë vendit që të përfshihen në procesin zgjedhor dhe në këtë drejtim, vendimi i KQZ-së për të hapur votimin fizik në shumicën dërrmuese (35 nga mbi 50) të përfaqësive diplomatike që ka Kosova nëpër botë, është një hap që duhet përshëndetur.
“Megjithatë, vendimi uniform i marrë nga KQZ, sipas të cilit 1 mijë votues maksimalisht mund të regjistrohen për votim fizik në secilin vendvotim të hapur në të gjitha përfaqësitë diplomatike – pavarësisht dallimeve sa i përket hapësirave të tyre fizike, mund të ndikojë negativisht në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor”, thuhet në reagimin e DnV.
“Praktikat tregojnë që, kur aplikohet forma aktive e regjistrimit të votuesve jashtë vendit (e sidomos nëse kjo ndodhë për herë të parë), dalja në votim është pothuajse 100%. Po ashtu, nëse marrim për bazë faktin që një votuesi i duhen mesatarisht 3 minuta kohë për të kaluar nëpër fazat e procesit të votimit (që nga identifikimi e deri tek hedhja e fletëvotimit në kuti), procesimi i një mijë votuesve brenda 12 orëve mund të përcillet me vështirësi serioze”, vijon tutje reagimi i DnV.
Edhe ndryshimet e fundit sa i përket votës preferenciale, pra mundësia që votuesi të votojë deri në 10 kandidatë sipas DnV mund të ketë implikime në kohën e votimit.
“Në situata të tilla, mund të jetë evidente nevoja për të zgjatur periudhën e votimit me orë të tëra pas orës 19:00, në mënyrë që të gjithë votuesit që janë konfirmuar të votojnë fizikisht, t’a ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar, ashtu siç edhe e përcakton ligji”.
DnV vlerëson që procesi i votimit jashtë vendit, që zhvillohet një ditë para procesit të rregullt në Kosovë, do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në atmosferën zgjedhore dhe perceptimin e besimin e publikut në zgjedhje ditën e nesërme në Kosovë.
Andaj, DnV kërkon nga KQZ-ja, subjektet politike dhe akterët tjerë, që të ndërmarrin të gjitha hapat e nevojshme, përfshirë fushata intensive të informimit dhe motivimit të votuesve për votuar në periudhat që njihen si më të qeta për votim, në mënyrë që të ketë distribuim të votuesve për të mundësuar proces sa më të rregullt dhe efikas të votimit./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Vaktia e Ramazanit 2025

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës