LAJMI I FUNDIT:

Dje u zgjodh rektori i ri i universitetit “Nënë Tereza”, paralajmërohen ankesa për procesin e votimit

Dje u zgjodh rektori i ri i universitetit “Nënë Tereza”, paralajmërohen ankesa për procesin e votimit

Profesor Bekim Fetaji dje është zgjedhur rektor i ri i Universitetit Shtetëror “Nënë Tereza” në Shkup. Kështu ka bërë të ditur komisioni zgjedhor. Megjithatë, të pakënaqurit me këto zgjedhje tashmë raportojnë të dhëna për parregullsi gjatë votimit.

Të drejtë vote kishin të gjithë profesorët dhe asistentët dhe një përfaqësues studentor nga secili fakultet. Pas numërimit të votave, Fetaji u shpall fitues me 38 vota, tre vota më shumë se kandidati kundërshtar, prof.dr Blerim Saiti. Pas përfundimit të votimit, kryetari i Komisionit Zgjedhor Zoran Gatovski, deklaroi se zgjedhjet kanë përfunduar me sukses.

Mirëpo, të pakënaqurit me këtë rezultat thonë se ka pasur presion mbi votuesit dhe bëjnë të ditur më shumë detaje për ditën e sotme.


Bekim Fetaji është inxhinier i IT-së, në biografinë e të cilit thuhet se ka diplomuar në Universitetin “Shën Kiril dhe Metodi” në Shkup, studimet master i kreu në Oksford të Mbretërisë së Bashkuar dhe doktoraturën në shkencat teknologjike në Graz të Austrisë.

Kundërshtari i tij, Blerim Saiti, është profesor i fizikës. Sipas CV-së, ai ka kryer studimet universitare dhe master në Institutin e Edukimit Fizik në Universitetin e Tiranës, si dhe ka doktoruar në “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup në vitin 2013.

Bekim Fetaji pritet të marrë zyrtarisht mandatin e rektorit të hënën. Ai do të jetë rektori i tretë pas Izet Zeqirit dhe Aziz Pollozhanit.

Rektori i ri do të jetë përgjegjës edhe për menaxhimin e 34.5 milionë eurove që Qeveria e Maqedonisë i ka ndarë për ndërtimin e kampusit të ri universitar të Universitetit “Nënë Tereza”.

Në trend Lajme

Më shumë
Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Lajme
Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Kronika e Zezë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Kalo në kategori