Ekipi përfaqësues i Kosovës në futsall ka shënuar fitore të madhe dhe të lehtë ndaj Austrisë me rezultat 4-2 në kuadër të eliminatoreve për Euro 2020.

Përfaqësuesja e Kosovës në futsall ishte nisur dje (e martë) për në Gjeorgji, atje ku do të marrë pjesë në raundin e parë kualifikues për kampionatin Evropian të futsallit.


Nisja e tyre u karakterizua me akuza të mëdha në drejtim të tyre shkaku i publikimit të disa fotografive, ku shihet disa futbollistë teksa pinë cigare.

Megjithatë, sot (e mërkurë) ekipi i Kosovës në futsall ka arritur “t’ia mbyll gojën” të gjithë kritikëve.

kosova austria

Ata kanë mposhtur Austrinë në takimin e parë kualifikues me rezultat të thellë 4-2, ndërsa pjesa e parë u mbyll 4-0.

Golat në këtë fitore të Kosovës në futsall u shënuan nga Arbër Dobroshi (9'12''), Malush Qerimi (10'43'', 11'25'') dhe Dardan Topilla (10'54''). /Telegrafi/

kosova austria 1

telegrafi sport app