Në 20-vjetorin e zhdukjes së veprimtarit të çështjes kombëtare dhe intelektualit Ukshin Hoti- djali i tij, Andin Hoti ka kërkuar që sa më shpejtë të zgjidhet çështja e të pagjeturve, ai ka paralajmëruar që së shpejti do ta bëjë padi ndaj Serbisë për rastin e babait të tij.
Në një intervistë të dhënë për Telegrafin, Hoti tha Serbia duhet të përgjigjet për 1600 persona që janë të zhdukur nga forcat serbe.
“Zhdukja e babit dihet botërisht se ka ndodhur me forcë nga organet serbe, për shkak se babai ka qenë në burgun e Dubraves, dhe burgu i Dubraves është një institucion shtetëror, konsiderohet që është i sigurisë më të lartë të shtetit. Ne ende si familje, po ashtu sikur edhe familjet tjera mbajmë shpresë që të dihet fati i babait dhe i 1600 personave tjerë që janë zhdukur me forcë nga Kosova. Shumë shpejtë do të kem mundësi, dhe do të bëjë padi ndaj Serbisë për rastin e Ukshin Hotit”, tha ai për Telegrafin.
Andin Hoti thotë se çështja e të pagjeturve nuk është më politike.
“Kjo çështje është më shumë humane sesa politike, ne nuk po kërkojmë ta kthejmë në politikë, në krejt çfarë po kërkojmë është që të dihet fati i familjarëve tonë, nëse është i gjallë ta kthejnë, nëse nuk është i gjallë ta kemi të paktën një vend ku mund të lutemi, të bëjmë homazhe e të dërgojmë lule”, ka thënë Hoti për Telegrafin.
Për të mos zbardhjen e rastit të të pagjeturve nuk është vetëm Kosova fajtore, Hoti fajëson edhe ndërkombëtarët.
“Unë faktikisht disa herë e kam trajtuar në Kuvend çështjen e të zhdukurve, nuk është bërë asgjë, jo vetëm me fajin e Kosovës por edhe mos marrja e çështjes me seriozitet nga faktori ndërkombëtar dhe nuk është arritur një zgjidhje deri më sot për këtë çështje”.
Kurse sa i përket platformës shtetërore për dialog me Serbinë, Hoti tha se platforma nuk parasheh në mënyrë të duhur çështjen e personave të pagjetur.
“Unë kam kërkuar që pika kryesore e parë e dialogut në Bruksel të jetë çështja e të zhdukurve, duke përfshirë këtu edhe babain tim.
E kemi marrë një platformë shtetërore, na është servuar ajo platformë, unë e kam thënë edhe në Kuvend se këtë pikë nuk e parasheh në mënyrë të duhur, aty ka qenë e shkruar se Republika e Kosovës do të kërkojë nga Serbia që të zgjidhet fati i të zhdukurve. Kosova ka kërkuar që 20-vjet që të zgjidhet fati i personave të zhdukur, ne duhet të shkojmë me një formë tjetër, me kushtëzim. Ne si deputetë të Kuvendit nuk duhet të pranojmë marrëveshjen finale me Serbinë pa u trajtuar me seriozitet çështja e personave të zhdukur”, tha Hoti gjatë intervistës për Telegrafin.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2019/05/60334698_807920779581491_891860941245775872_n.png)
Hoti po ashtu tha se është faktori ndërkombëtar ai që duhet t’i bëjë presion Serbisë për personat e zhdukur gjatë luftës në Kosovë.
“Serbia nuk bindet lehtë, sepse është krimineli dhe krimineli asnjëherë nuk e pranon krimin e vetë. Është faktori ndërkombëtar ai i cili duhet t’i bëjë presionin e nevojshëm dhe ta bëjë kushtëzimin, sepse Kosova nuk mundet edhe shumë të bëjë kushtëzim.
Faktori ndërkombëtar duhet ta bëjë kushtëzimin dhe Serbia t’i hap arkivat, sepse i ka ato arkiva, ka dokumente të shumta dhe fakte se ku janë dhe çfarë ka ndodhur me personat e zhdukur. Nuk pres që të ndodhë ndonjë magji, e të zgjidhet komplet kjo çështje, por pres që të merret me seriozitet kjo çështje. Janë disa raste sikur rasti i babait, kur janë marrë persona nga spitale, e nëpër institucione tjera shtetërorë”, tha ai.
Ai tha se për rastin e Ukshin Hotit nuk mund të arsyetohet askush, sepse sipas tij, dihen emrat e gardianëve të cilët e kanë marrë dhe emri i drejtorit të burgut në atë kohë. Ai tha se ka qenë e pazakonshme që në ditën e diele të largohet nga burgu.
Hoti tha se Kosova nuk është ashtu siç ka deshtë babai i tij, megjithatë ai tha se po shkohet në atë drejtim.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2019/05/VV.png)
“Kosova ndoshta nuk është ashtu siç kish deshtë me qenë babai im nëse do të ishte sot këtu, por mendoj që është në atë rrugë.
Unë mendoj që e kanë përdor e stërpërdorur emrin e babait, librat e platformat e tij politike, dhe që disa parti janë thirrur që po punojnë në platformë të babait, unë mendoj që babai deri sot asnjëherë nuk ka thënë që Republika e Kosovës nuk duhet të ekzistojë, dhe ne këtë e kemi dëgjuar disa herë, që disa parti politike nuk e kanë pranuar si Republikë e Kosovës, babai ka thënë se Republika e Kosovës duhet me qenë, me u fuqizu dhe që mund të punojmë drejt ëndrrës shekullore, bashkimin me Shqipërinë”.
“Disa prej ideve të tij, janë realizuar në Kosovë, po e ceku që edhe në vitin e 1991 babai ka kërkuar formimin e forcave të ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ajo veç ka ndodhë”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Skema e Serbisë për spastrimin e Luginës, ligj me porosi për zhdukjen e shqiptarëve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-19T214845.744-380x233.jpg)
Skema e Serbisë për spastrimin e Luginës, ligj me porosi për zhdukjen e shqiptarëve
![Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/tyujki-380x233.jpg)
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua
![Vrasja e biznesmenit Bedri Rexhepi, dy vëllezërit e akuzuar, Jeton dhe Nexhat Vllasaliu, japin detaje rreth rastit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Jeton-Vllasaliu-1-640x480-1-380x233.jpg)
Vrasja e biznesmenit Bedri Rexhepi, dy vëllezërit e akuzuar, Jeton dhe Nexhat Vllasaliu, japin detaje rreth rastit
![Eksperti i sigurisë: Largimi i ushtarëve amerikanë nga Kosova është shqetësues, problemi real janë raportet politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/474760921_947659314132869_9216424812865863447_n-780x439.jpg)
Eksperti i sigurisë: Largimi i ushtarëve amerikanë nga Kosova është shqetësues, problemi real janë raportet politike
![Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/donald-trumpo-780x439.jpg)
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë
![Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/partite-fushata-780x439-1.jpg)
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë
![“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_3-25-780x439.png)
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane
![Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-1_1498320632-476220-1-1-e1739985688141-780x439.jpg)
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës
![Albulena Haxhiu gruaja më e votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/01/albulena-haxhiu-1-780x439.jpg)
Albulena Haxhiu gruaja më e votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/475106830_10161359208937759_2670445420116284854_n-780x439.jpg)
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara
![Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-77-e1734330900442-780x439-1.jpg)
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori
![Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lcimg-83a3cb58-fcd8-4dce-8dbd-34da9d7318bf-780x439.jpeg)
Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/JEZUUU8-e1739916262598-780x439.jpg)
"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA
![Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/11/PDK-dhe-Mediat-foto-Ridvan-Slivova-1-780x439.jpg)
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së
![Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/03/Ismet-Kryeziu-780x439.jpg)
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame