Djali rrah nënën e tij në Prishtinë, dërgohet në mbajtje

Një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga djali i saj.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 22:00, në Prishtinë.
Tutje bëhet e ditur se i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar- djali i saj. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
30/07/2024
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































