Djali përkulet dhe i bënë një foto te pasmeve te vajzës në palestër dhe ua tregoi miqve të tij

Julia ishte duke filmuar stërvitjen e saj, kështu që kapi momentin kur një i ri u përkul pas saj dhe i pikturoi të pasmet. Ajo iu afrua, dhe ai mohoi gjithçka. Pastaj ajo thirri stafin ...
Influencesja i fitnesit Julia postoi një video në TikTok që tregon një të ri duke fotografuar vithet e saj ndërsa ishte duke ushtruar.
Julia ishte duke filmuar stërvitjen e saj, kështu që ajo kapi momentin kur i riu u përkul pas saj dhe e bëri një foto të pasmeve të saj, transmeton Telegrafi.
Regjistrimi është bërë në janar, dhe influencuesja e ka publikuar tani dhe i pyeti ndjekësit e saj se çfarë mendojnë.
@juliaapic Visit TikTok to discover videos!
Kjo video tashmë ka mbledhur mbi 17 milionë shikime, dhe Julia më vonë postoi një video tjetër në të cilën zbuloi se kishte njoftuar stafin e palestrës për problemin e saj.
Stafi i palestrës e paralajmëroi, dhe ai mohoi gjithçka dhe me zemërim u largua nga palestra. Julia pretendon se ai më vonë e gjeti atë në rrjetet sociale dhe i dërgoi asaj një mesazh.
"Kjo ngjarje ishte në janar. Pasi e postova videon në TikTok, djali e pa videon time dhe më kontaktoi. Ai mohoi gjithçka përsëri dhe më shkroi disa ofendime, dhe unë nuk iu përgjigja.Nuk e di nëse ai vazhdon të shkojë në atë palestër sepse unë nuk u paraqita atje pas kësaj. Mendova të heshtja dhe të mos bëja skenën, por kur pashë një vajzë tjetër që po afrohej, kuptova se duhej të reagoja", shpjegon Julia më tej. /Telegrafi/




















































