LAJMI I FUNDIT:

Djali i Michael Jackson i del në mbrojtje gjyshit të ndjerë pas thashethemeve se ka abuzuar me fëmijët

Djali i Michael Jackson i del në mbrojtje gjyshit të ndjerë pas thashethemeve se ka abuzuar me fëmijët
Joe dhe Michael Jackson (Foto: Getty Images)

Joe Jackson ndërroi jetë tri ditë më parë pas një beteje me kancerin. Ndërsa pas vdekjes së tij, u përhapën thashethemeve në lidhje me prindërinë abuzive ndaj fëmijëve të tij.

Mirëpo, nipi tij, Prince, djali i Michael Jackson, i ka dalë në mbrojtje gjyshit të tij të ndjerë.

21-vjeçari e ka publikuar një video në Instagram duke reaguar ndaj spekulimeve se Joe kishte abuzuar me Michaelin kur Mbreti i muzikës pop kishte qenë i vogël.


https://www.instagram.com/p/Bkifik3Ap_T

“Kemi disa gjëra për të folur. Një nga gjërat për të cilat do të flas sot është gjyshi im dhe gjërat që po thoni për të”.

“Mund të vazhdoni të thoni gjëra pa lidhje sa të doni se ai e ka abuzuar babanë tim dhe çkado tjetër – unë do ta bëj një video në YouTube rreth kësaj, por ai i ka rritur fëmijët si duhet.

“Përndryshe, ata do të ishin nëpër banda ose të vdekur”, ka thënë Prince Jackson.

Joe Jackson (Foto: Getty Images)

Raportimit se Joe i ka abuzuar fëmijët e tij datojnë nga një intervistë e Michael në vitin 1993 në emisionin e Oprah Winfreyt, ku kishte thënë se babai e rrihte atë dhe vëllezërit në tij.

“Nëse nuk veproje si duhej, ai do të të rrihte, vërtet shumë”, kishte thënë këngëtari i ndjerë.

Dikush mund ta quajë një disiplinues strikt ose çkado tjetër, por ai ishte shumë strikt. Ishte shumë i vështirë. Vetëm një shikim të trembte… por, unë ia fal”, ishte rrëfimi i Michael Jackson. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Unikkatil reagon për herë të parë pas vdekjes tragjike të vëllait të tij: Përjetove gjëra që disa nuk munden as me qindra jeta

Unikkatil reagon për herë të parë pas vdekjes tragjike të vëllait të tij: Përjetove gjëra që disa nuk munden as me qindra jeta

Magazina

"O idiote ik", G Bani eskalon në dhunë verbale ndaj Valbonës - detyrohen banorët e tjerë të ndërhyjnë

Magazina
Motra e Vjosa Osmanit, Blinera tregon se a është xheloze për sukseset e motrës: Njerëzit më thonë që pas saj duhet të bëhem unë presidente

Motra e Vjosa Osmanit, Blinera tregon se a është xheloze për sukseset e motrës: Njerëzit më thonë që pas saj duhet të bëhem unë presidente

Magazina
Xheneta Fetahu kërcënohet në rrjete sociale, publikon mesazhet

Xheneta Fetahu kërcënohet në rrjete sociale, publikon mesazhet

Magazina
“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur

“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur", Rovena Stefa publikon një video të vjetër të banores së BBVA

Magazina

"Më ke bërë të ndihem si plehrë", Gjesti - Eglit: Kur e kam parë ma ka shpifur

Magazina
Kalo në kategori