Djali i legjendës Michael Schumacher, Mick gjatë fundjavës do të debutojë në Formula 1

Ferrari dhe Alfa Romeo kanë konfirmuar se Mick Schumacher është përzgjedhur për testimin e Formula 1 gjatë Çmimit të Madh të Bahreinit.
Schumacher - djali i kampionit të shtatfisht në F1, Michael - fitoi titullin e kampionit evropian të Formula 3 sezonin e kaluar përpara se të shkonte në F2.
Ferrari dhe Alfa Romeo - dikur Sauber - tani kanë njoftuar se anëtari i Akademisë së Ferrarit, Schumacher do të bëjë debutimin e në Bahrain.
Schumacher do të bashkohet me gjatë kësaj jave me skuderinë italiane pasi të përfundojë garën në Formula 2.
"Padyshim jam më shumë se i emocionuar dhe do të doja të falënderoja Ferrarin dhe Alfa Romeon për dhënien e kësaj mundësi", tha Schumacher.
"Ne kemi besim të madh në vlerat e Akademisë së Shoferëve të Ferrarit si një program trajnimi të nivelit të lartë për të rinjtë e talentuar", tha shefi i Ferrari Mattia Binotto dhe shtoi se "Prandaj ne jemi shumë të kënaqur që jemi në gjendje t'i japim një mundësi Mickut dhe Callumit në Formula 1", tha ai.




















































