Djali i Ukshin Hotit sulmon ashpër Lëvizjen Vetëvendosje (Foto)

Andin Hoti, djali i veprimtarit të çështjes kombëtare dhe intelektualit Ukshin Hoti, ka reaguar në drejtim të Lëvizjes Vetëvendosjes, duke thënë se veprimtarët e saj kanë fshirë grafitin me mbishkrimin “Ku është Ukshin Hoti”.
Hoti, përmes një postimi në facebook, ka thënë se "Një tragjedi familjare të cilën “Vetëvendosja” po e keqpërdor në mënyrë të turpshme për kauzën e saj politike, ka shkelur edhe mbi kërkesën e qytetarëve të Prishtinës për fatin e babait tim, Ukshin Hotit", transmeton Telegrafi.
Postimi i plotë i Andin Hotit:"KULMI I MARRËZISË! Vetëvendosje fshin grafitet me mbishkrimin “Ku është Ukshin Hoti” Një tragjedi familjare të cilën “Vetëvendosja” po e keqpërdor në mënyrë të turpshme për kauzën e saj politike, ka shkelur edhe mbi kërkesën e qytetarëve të Prishtinës për fatin e babait tim, Ukshin Hotit. Ju s’keni TURP! S’ka shumë kohë kur deklaronit se ju e ndiqni platformën e Ukshin Hotit, ndërsa sot po ju pengon iniciativa e qytetarëve me mbishkrimin “Ku është Ukshin Hoti?” Apo s’po mund ta përdorni edhe më tutje emrin e tij dhe tani vazhdoni me Astritin, një djalë fatkeq vdekjen e të cilit e keni kthyer në kauzë politike. Si guxoni ta shfrytëzoni deri në këtë pikë tragjedinë e një të riu, apo thjesht jeni duke ‘luftuar’ që ta pengoni sqarimin e plotë të saj! Jo pak herë më keni sulmuar në mënyrë indirekte për interesat Tuaja politike, por ato i kam kaluar si hesape të lojës politike. Mirëpo, kjo është e pafalshme!" (sic), ka shkruar Hoti.



































