LAJMI I FUNDIT:

DJ Regard mahnit me performancën e tij në “Wine Machine” në Australi

DJ Regard mahnit me performancën e tij në “Wine Machine” në Australi
DJ Regard (Foto: Instagram)

Artisti me prejardhje nga Kosova, DJ Regard, çdo ditë e më shumë është duke u ngjitur drejt majave të suksesit në tregun internacional.

Projektet e tij janë pëlqyer tejet shumë gjatë vitit që lamë pas dhe kanë shënuar shifra të larta klikimesh në platformat e ndryshme muzikore.

Ndonëse i tillë po vazhdon të jetë edhë këtë vit, Dardan Aliu (emri i vërtetë i artistit) ka filluar të jetë i pranishëm edhe në shumë prej koncerteve të mëdha botërore.


https://www.instagram.com/p/B9yU3d7FNcs/

Ai së fundmi ka performuar në Australi në “Wine Machine”, ndërsa ka mahnitur publikun me interpretimin e tij.

I njëjti u shfaq para mijëra shikuesve për të performuar hitet e tij përfshirë “Ride It”, me të cilin ka arritur famë të madhe gjithandej.

Të gjitha lajmet nga DJ Regard
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga DJ Regard

Madje, Regard është ndër artistët e vetëm shqiptarë që po pushton botën me muzikë nisur nga turneu i tij në Australi, e më pas me vazhdim në Evropë dhe Amerikë.

https://www.instagram.com/p/B9xIh8jl4XF/

Ndërkohë, me rastin e pandemisë globale edhe artisti nga Ferizaj është dashur t’i anulojë disa prej shfaqjeve nga turneu në Australi.

“Po ju njoftoj që pesë prej gjashtë shfaqjeve të mia nga turneu në Australi janë anuluar për shkak të coronavirusit. Më i rëndësishëm është shëndeti ynë. Ju njoftoj se në cilin muaj do fillojmë turneun në Australi”, ka shkruar mes tjerash DJ Regard në njoftimin e ndarë me ndjekësit në Instagram. /Telegrafi/

DJ Regard (Foto: Instagram)

Në trend Magazina

Më shumë

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

Magazina

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Magazina
Sfida e mos-reagimit, në shtëpinë e BBVA lëshohen kënga dhe intervista e Jozit për Loredanën - bëhen virale momentet e banorëve

Sfida e mos-reagimit, në shtëpinë e BBVA lëshohen kënga dhe intervista e Jozit për Loredanën - bëhen virale momentet e banorëve

Magazina
Rita Ora duket e freskët dhe tërheqëse në një fustan të kaltër, ndërsa promovon markën e saj të re të flokëve në Australi

Rita Ora duket e freskët dhe tërheqëse në një fustan të kaltër, ndërsa promovon markën e saj të re të flokëve në Australi

Magazina
Gjesti-Olës: Nuk je për lule ti, je për darka - të ftoj unë në krevat se për tjetër send s'je ti

Gjesti-Olës: Nuk je për lule ti, je për darka - të ftoj unë në krevat se për tjetër send s'je ti

Magazina
Kalo në kategori