DJ Dagz dhe Einxhel Shkira janë çifti më i ri i krijuar në spektaklin e Big Brother VIP.

Dyshja, të cilët ka kohë që po shijojnë qëndrimin brenda, vazhdojnë e sa bëhen më të afërt me njëri-tjetrin.


Ata kanë shijuar një tjetër mbrëmjë në suitë së bashku në vaskë, e veç kësaj ndajnë çdo ditë edhe shtratin bashkë.

Screenshot 19 1 Einxhel dhe DJ Dagz (Foto: Instagram)

Të njëjtit në disa video të tjera që janë shpërndarë në faqen e BB VIP duken shumë të afërt, gjersa moderatorja përkëdhelet gjatë tërë kohës nga DJ kosovar.

Kjo ka bërë që të ketë reagime të shumta në hapësirën për komente, disa prej të cilëve nuk e kanë pëlqyer këtë veprim.

Einxhel dhe Dagz ndërkohë janë në nominim bashkë si dhe banori i tjetër, balerini Ilir Shaqiri.

Screenshot 21 1 Einxhel dhe DJ Dagz (Foto: Instagram)

Njëri prej tyre ditën e sotme do ta lërë përfundimisht shtëpinë si dhe do të heqë dorë për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

Banori i fundit i largur nga BB VIP ishte opinionisti Meridian Ramçaj. /Telegrafi/

* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD, të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.