Dizajnerja nga Tetova ndihmon qytetarët në kohën e pandemisë, prodhon maska mbrojtëse falas
“Ne nuk mund të bëjmë gjëra të mëdha, por mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe”, është kjo thënia e Nënë Terezës e cila thërret që të bëjmë mirë, secili sipas mundësive që kemi.
E këtë thënie e kemi rastisur ditëve të fundit tek kreatorja tetovare e modës Kreshnike Iljazi, e cila duke e parë situatën kaotike në vendin tonë me pandeminë Covid-19, qepi dhe shpërndau maska mbrojtëse falas për qytetarët që kishin nevojë për to. Ajo vjen në një intervistë për Telegrafi Maqedoni dhe flet për këtë eksperiencë sa sfiduese aq edhe motivuese për të.
Intervistoi: Valon Osmani
Njerëzit ju njohin si një dizajnere mode e cila e ka dëshmuar veten me suksese të shumta, por kush është Kreshnikja jashtë profesionit?
Jam dizajnere mode nga Tetova. Kam kryer fakultetin për dizajn mode në Shkup dhe ka një vit që kam hapur dhe atelienë time me emrin tim, mirëpo butiku si biznes ekziston që nga viti 2000 sepse paraprakisht ka punuar nëna ime si kreatore, sepse edhe ajo ka mbaruar shkollën për dizajn në Beograd. Po ashtu jam edhe profesoreshë e dizajnit në Shkollën e Mesme Tekstile në po këtë drejtim.
Keni ndërmarrë ditëve të fundit një iniciativë shumë humane, për qepjen dhe dhurimin e maskave mbrojtëse falas, si erdhi kjo ide?
Në fakt ideja erdhi spontanisht! Ishim e gjithë familja bashkë dhe normalisht tema aktuale është virusi korona, dhe në atë moment kemi menduar çfarë mund të bëjmë ne si persona nga fusha e modës që të japim kontributin tonë në tejkalimin e kësaj krize? Konkretisht donim të ndihmojmë mjekët sepse dihet që ata po përballen me mungesa të shumta të mjeteve mbrojtëse. Ideja konkrete për të nisur qepjen e maskave erdhi pasi dëgjova një mjeke e cila jepte këshilla se në rast se kemi mungesa të dorezave apo maskave mbrojtëse, atëherë ajo sugjeronte të përdoren doreza apo shalli i dimrit sepse edhe ata paskan efekt mbrojtës . Kështu edhe u bë! Maskat janë punuar me material pambuku dhe atë jo me një por me dy shtresa për një siguri më të madhe, janë shumë cilësore dhe mund të sterilizohen vetëm me hekurosje dhe të përdoren sërish.
Kush ju del në ndihmë për këtë iniciative dhe sa kanë treguar qytetarët interesim për maskat?
Ndihma e parë natyrisht më ka ardhur nga familja. Me nënën time i kemi qepur, ndërsa anëtarët e tjerë kanë dhënë kontributin e tyre secili në ndonjë punë ndihmëse. Shkuam në butik dhe analizuam se me materialin që kishim sa maska do të mund të punohen dhe doli që me materialin që e posedonim u qepën 200 maska. Unë e lajmërova iniciativën për shpërndarjen e maskave në Instagramin tim zyrtar dhe menjëherë e vërejta një përkrahje të madhe nga njerëzit dhe një interesim të jashtëzakonshëm. Të nesërmen janë shpërndarë maskat nga ora 10:00 dhe për më pak se dy orë, janë dhuruar 200 maska. Duke e vërejtur nevojën dhe interesimin e qytetarëve neve na u afrua një donator për bashkëpunim , ishte platforma online për shitje të tekstilit “Alb Lux” dhe disa donatorë privat me ndihmën e të cilëve qepëm dhe shumë maska të tjera mbrojtëse dhe u’a dhuruam qytetarëve. Falënderoj poashtu dhe vajzat vullnetare që më dolën në ndihmë si: Arta Maksuti, Fortesa Asani dhe Fatime Murati, janë vajza të rralla dhe me plot vullnet për punë.
Tashmë kur kjo iniciativë është përshëndetur nga populli, cila është përshtypja jote, a ia ka vlejtur?
Kemi punuar realisht shumë, jemi munduar shumë, por kur shoh njerëzit teksa me falënderohen, më komentojnë pozitivisht dhe më përgëzojnë për iniciativën, them se po, ia ka vlejtur!
Planet e tua për të ardhmen, mund të presim ndonjë sfilatë apo diçka të ngjashme?
Aktualisht jam duke punuar në shumë porosi fustanesh që janë porositur kohë më herët. Porositë që kishim për dasmat e muajit prill janë anuluar për shkak të virusit korona, ndërsa për maturantet akoma nuk dihet se a do të organizohet matura ose jo. E kisha në plan të marr pjesë dhe në javën e modës që mbahet në qytetin e Shkupit por edhe ai organizim u anulua për shkak të gjendjes me pandeminë Covid-19! Por, presim që gjërat t’i kthehen normalitetit. Në mbyllje të kësaj interviste unë apeloj deri tek të gjithë lexuesit e portalit “Telegrafi”, le të rrinë në shtëpitë e tyre, le të shpenzojnë kohë me familjet e tyre dhe mos të dalin pa nevojë. Qëndrimi në shtëpi mund të jetë produktiv, le të lexojnë libra, le të jenë kreativ dhe le t’i bëjnë punët për të cilat më herët kanë thënë së nuk mund t’i bëjnë sepse nuk ju premton koha! Tashmë kohën e keni dhe shfrytëzojeni ashtu siç duhet…
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A