LAJMI I FUNDIT:

Ditë e veçantë për familjen Qela, vajza e tyre Albina niset për shërim nga leukemia në Turqi (Foto)

Ditë e veçantë për familjen Qela, vajza e tyre Albina niset për shërim nga leukemia në Turqi (Foto)

Për familjen Qela nga Mitrovica sot ishte një ditë e veçantë, edhe pse të gëzueshëm që e përcollën vajzën e tyre për shërim në Turqi, prindërit e saj nuk mund t’i përballonin lotët.

Kjo pasi që në mëngjes për shërim në Turqi është nisur shtatë vjeçarja Albina Qela, vajza e invalidit të UÇK-së Dibran Qela, e cila vuan nga sëmundja e leukemisë.

Para disa ditësh babai i saj, përmes mediave i ishte drejtuar opinionit publik për ndihmë, pasi që nuk mund ta përballonte shumën e parave për shërimin e vajzës së tij në një spital në Turqi, raporton Veriu.info.


Por falë një memorandumi bashkëpunimi të bërë mes Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës dhe Qeverisë turke, të realizuar përmes ambasadës së Kosovës në Turqi i cili parasheh financimin e shërimit të 100 pacientëve në vit, shteti turk do ta mbuloj gjithë shërimin e Albinës pavarësisht shumës se sa do të kushtojë.

Pra, për Albinën shteti turk do të paguaj 100% të trajtimit në spital.

“Falënderoj gjithë popullin e Kosovës për ndihmën që më kanë dhënë deri më sot, sepse shumë njerëz me kanë dal në ndihmë me para me të cilat i kam ble ilaçet e Albinës për këto dy vite, e sidomos mërgimtarët. Po ashtu falënderoj deputetin Bekim Haxhiu që më ka ndihmuar për sigurimin e dërgimit Albinës për shërim dhe për pagesën e biletave të aeroplanit nga paratë e tij. Falënderoj edhe ambasadorin e Kosovës në Turqi, Avni Spahiun dhe stafin e ambasadës, stafin e Ministrisë së Shëndetësisë, komunën e Mitrovicës që me sa ka pas mundësi gjithë më ka dalë në ndihmë”, thotë ai për Veriu.info.

Ndërsa, Ministria e Shëndetësisë do ta mbuloj shumën prej 60% të shpenzimeve të Albinës që do të bëhen jashtë qendrës spitalore, që kryesisht lidhen me gjëra ushqimore dhe fjetje eventuale në hotel në kohën sa Albina nuk ka nevojë të qëndrojë në spital.

Për ta përcjellë Albinën e vogël, në orët e hershme të mëngjesit në aeroport kishte dalë edhe deputeti i PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Bekim Haxhiu.

Ndryshe, Albina Qela ka më shumë se dy vite që vuan nga sëmundje e leukemisë, ndërsa ditë më parë pas kthimit të një analize nga një shtet i Perëndimit, kishte rezultuar se trajtimi prej dy vitesh i saj në Kosovë nuk kishte pasur sukses dhe se duhej të dërgohej urgjentisht për në Turqi.

fff

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Kalo në kategori