Site icon Telegrafi

Dita e ndeshjeve kthyese në çerekfinalet e Ligës së Evropës – Juventusi kërkon konfirmimin, Man Utd dhe Roma rikthimin

Sot (e enjte) janë në orar për t’u zhvilluar katër ndeshjet kthyese në kuadër të fazës çerekfinale të Ligës së Evropës, ku disa klube të mëdha evropiane kërkojnë kualifikimin në gjysmëfinale.

Pas etheve të Ligës së Kampionëve gjatë të martës dhe mërkurës, tani radha është për ndeshjet e Ligës së Evropës.

Edhe në garën e dytë elitare për klube evropiane, pritet të ketë ndeshje të zjarrta, pasi të katër përballjet janë ende të hapura.

Lexo po ashtu Çiftet gjysmëfinaliste dhe orari i ndeshjeve në Ligën e Kampionëve

Ndeshja më interesante padyshim se pritet të jetë ajo në mes të Sevillas dhe Manchester Unitedit, e cila zhvillohet në “Sanchez Pizijuan”, pasi takimi i parë u mbyll me barazim 2-2.

Gjiganti italian, Juventusi fitoi në shtëpi 1-0 ndaj Sporting Lisbonës dhe do të kërkoj të konfirmoj vendin e tij në gjysmëfinale pas takimit të sotëm në Portugali.

Roma u mposht në ndeshjen e parë nga Feyenoord me rezultat 1-0, por synon që në “Olimpico” të tregoj vlerat dhe të shkrij epërsinë për të siguruar kalimin tutje në gjysmëfinale.

Ndeshja e fundit, por jo për nga rëndësia është ajo në me të Royal Union SG dhe Bayer Leverkusen e cila zhvillohet në Belgjikë, me takimin e parë që përfundoi baras 1-1.

Të katër ndeshjet është paraparë të fillojnë nga ora 21:0. /Telegrafi/

Exit mobile version