LAJMI I FUNDIT:

Dita e ndeshjeve: Dy përballje interesante në Superligën e Kosovës

Dita e ndeshjeve: Dy përballje interesante në Superligën e Kosovës

Sot (e premte) janë në orar për t’u zhvilluar dy ndeshje interesante në kuadër të javës së 26-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Xhiro e 26-të e Superligës nisi dje me derbin e madh lokal mes Dritës dhe Gjilanit, ku fitore shënuan vendasit me rezultat të thellë 4-0.

Dy ndeshje të kësaj xhiro pritet të zhvillohen sot, ndërsa dy tjera nesër (e shtunë) për të kompletuar këtë xhiro para festes së Fitër Bajramit.


Ndeshja e parë në orar për ditën e sotme është ajo në mes të Suharekës dhe Malishevës, e cila pritet të zhvillohet në ‘Stadiumin e Qytetit’ në Therandë me fillim nga ora 14:00.

Përballja tjetër pritet të zhvillohet në kryeqytet, ku Prishtina është nikoqire e Feronikelit ’74 në stadiumin Fadil Vokrri me fillim nga ora 20:00. /Telegrafi/