Sot (14 qershor) është Dita Botërore e Dhurimit të Gjakut.
Kjo ditë shërben për t’i falënderuar dhuruesit vullnetarë të gjakut, të cilët shpëtojnë jetë me dhuratën e tyre, por gjithashtu është ditë e cila shërben për ta rritur vetëdijesimin për nevojën e dhurimit të rregullt të gjakut në baza të rregullta për t’u siguruar se të gjithë individët dhe komunitetet kanë qasje në furnizime të sigurta dhe kualitive të gjakut, transmeton Telegrafi.
Kush mund të dhurojë gjak?
Shumica e njerëzve mund të dhurojnë gjak nëse kanë shëndet të mirë.
Megjithatë, ka disa kërkesa bazike të cilat duhet t’i përmbushni në mënyrë që të bëheni dhurues i gjakut.
Mosha
Duhet të jeni mes moshës 18 dhe 65 vjet. Në disa shtete edhe 16-17 vjeçarët lejohen të dhurojnë gjak nëse i përmbushin kriteret fizike dhe hematologjike.
Pesha
Duhet të peshoni të paktën 50 kilogramë.
Gjendja shëndetësore
Ju duhet të jeni në shëndet të mirë në momentin kur jeni duke dhuruar gjak.
Nuk guxoni të dhuroni gjak nëse jeni të sëmurë me grip, keni ftohje, skuqje fyti, probleme me lukth ose ndonjë infeksion tjetër.
Nëse së fundmi keni bërë tatuazh. Ju nuk mund të dhuroni gjak për 6 muaj qysh prej datës kur e keni kryer procedurën.
Nëse e keni shpuar trupin për të vënë vath, atëherë ju mund të dhuroni gjak vetëm pas 12 orëve.
Nëse e keni vizituar dentistin për ndonjë procedurë të vogël, ju duhet të prisni 24 orë para se të dhuroni gjak; për procedura më të mëdha pritni një muaj.
Ju nuk duhet të dhuroni gjak nëse nuk e keni nivelin minimal të hemoglobinës.
Gjërat tjera…
Ju nuk duhet të dhuroni gjak nëse:
– Jeni përfshirë në “aktivitet të rrezikuar seksual” gjatë 12 muajve të fundit
– Jeni të sëmurë me HIV
– Nëse keni injektuar ndonjëherë droga rekreacionale
Shtatzënia dhe gjidhënia
Nuk këshillohet që të dhuroni gjak kur jeni duke e ushqyer beben me gji. Pas lindjes, ju duhet të pritni 9 muaj për të dhuruar gjak. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025