Distria Krasniqi e pafat

Xhudistja Distria Krasniqi (52 kg) e ka filluar me fitore Kampionatin Botëror që po mbahet në Astana të Kazakistanit. Anëtarja e kombëtares Kosovës në luftën e parë shkëlqeu, duke e gjunjëzuar finlandezen Katri Kakko.
Ajo ishte në formë të mirë dhe për katër minuta e ka mposhtur kundërshtaren, ndërsa në rrethin e tretë do të ballafaqohet me kundërshtare shumë të fortë, Andreea Chitu nga Rumania, transmeton gazeta olle.
Ndryshe Chitu është finaliste e kampionatit të kaluar, kur kishte humbur nga krenaria e sportit tonë, Majlinda Kelmendi, kampione e dyfishtë e botës, e cila sivjet nuk merr pjesë shkaku i lëndimit në shpinë.

Nga
Telegrafi
25/08/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



















































