LAJMI I FUNDIT:

Disa i bashkon të gjitha aplikacionet e mesazheve në një vend

Disa i bashkon të gjitha aplikacionet e mesazheve në një vend

Nëse dëshironi ti bashkoni llogaritë tuaja të mesazheve me një vend të vetëm, tani ka një aplikacion mobil që e mundëson këtë gjë.

Disa është aplikacioni më i ri mobil që i bashkon të gjitha platformat dhe shërbimit e komunikimit me një vend të vetëm, edhe pse fillimisht shërbimi është në fazën testuese, i njëjti duhet të punojë si duhet.

Ajo çfarë bën ky aplikacion është grumbullimi i shërbimeve të chat në një vend, duke përfshirë edhe aplikacionet sikurse Facebook Messenger, SMS-të dhe WhatsApp.

Aktualisht aplikacioni është në dispozicion për Android, por zhvilluesit e saj kanë thënë se së shpejti i njëjti aplikacion do të jetë në dispozicion edhe në iOS, dhe se shërbime të tjera të mesazheve do të shtohen në të.


Shkarkimi i aplikacionit për Android mund të bëhet këtu. (Telegrafi)