LAJMI I FUNDIT:

Disa fotografi të publikuara rishtazi tregojnë “orët e tensionuara” në Shtëpinë e Bardhë gjatë aksionit nga i cili u vra Osama bin Laden

Disa fotografi të publikuara rishtazi tregojnë “orët e tensionuara” në Shtëpinë e Bardhë gjatë aksionit nga i cili u vra Osama bin Laden

Pothuajse saktësisht 12 vjet nga dita që kur Barack Obama autorizoi aksionin në Pakistan që vrau Osama bin Ladenin, një numër i fotografive të papara më parë të ngjarjeve në Shtëpinë e Bardhë rreth aksionit u mor nga Washington Post.

Sipas The Guardian, përcjell Telegrafi, imazhet e Obamas, zëvendëspresidentit të tij, Joe Biden, sekretares së shtetit Hillary Clinton dhe këshilltarëve kryesorë ushtarakë dhe civilë nënvizuan rrezikun e lartë të operacionit dhe tensionin – teksa forcat speciale të SHBA kryenin misionin dhe festimet e përfundimit të tij.


Bin Laden themeloi Al-Kaedën, rrjetin terrorist që sulmoi Nju Jorkun dhe Uashingtonin më 11 shtator 2001, duke vrarë më shumë se 3,000 njerëz.

SHBA pushtoi Afganistanin në kërkim të Bin Ladenit, por ai shmangu kapjen për gati 10 vjet përpara se të kapej më në fund në një kompleks në Abbottabad, Pakistan.

Fotografi zyrtar i Obamës në Shtëpinë e Bardhë, Pete Souza, ka realizuar imazhet e reja të asaj nate.

The Post publikoi gjithashtu një rrjedhë të ngjarjeve, nga miratimi më 29 prill 2011 deri në përfundim dhe fjalimi i Obamas drejtuar kombit pak para mesnatës së 1 majit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rusia tregon dy kushtet që duhen plotësuar nëse SHBA dëshiron paqe në Ukrainë

Rusia tregon dy kushtet që duhen plotësuar nëse SHBA dëshiron paqe në Ukrainë

Botë
Burri nga Uellsi po mendon të blejë tokën 'ku ai kishte hedhur Bitcoin-ët në vlerë 800 milionë dollarë'

Burri nga Uellsi po mendon të blejë tokën 'ku ai kishte hedhur Bitcoin-ët në vlerë 800 milionë dollarë'

Botë
Gjiri i Meksikës bëhet

Gjiri i Meksikës bëhet "Gjiri i Amerikës" - Trump nënshkruan urdhrin

Botë
Danezët i kundërpërgjigjen Trumpit, kërkojnë Kaliforninë në këmbim të Grenlandës

Danezët i kundërpërgjigjen Trumpit, kërkojnë Kaliforninë në këmbim të Grenlandës

Botë
Jep dorëheqjen presidenti i Rumanisë

Jep dorëheqjen presidenti i Rumanisë

Evropa
Trump: Pengjet dukeshin si të mbijetuar të Holokaustit, po e humbasim durimin

Trump: Pengjet dukeshin si të mbijetuar të Holokaustit, po e humbasim durimin

Botë
Kalo në kategori