LAJMI I FUNDIT:

Diplomaci e ‘tensionuar’, analistët kërkojnë reflektim të Qeverisë Kurti pas deklaratave të O’Brien

Diplomaci e ‘tensionuar’, analistët kërkojnë reflektim të Qeverisë Kurti pas deklaratave të O’Brien

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, ka thënë se Shtetet e Bashkuara mund të mos e trajtojnë Kosovën si partnere, nëse ajo merr vendime pa u konsultuar me të, pas vendimit për ndalimin e dinarit.

“Unë nuk bëj kërcënime të vagëta publikisht. Unë do të thosha, nëse ne nuk trajtohemi si partnerë, edhe ne nuk do ta trajtojmë qeverinë e Kosovës si partnere”, u shpreh O’Brein.

E një deklaratë e tillë po shihet si shumë e ashpër nga analistët dhe njohësit e çështjeve politike në vend.


Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, O'Brien: Nëse ne nuk trajtohemi si partner, nuk do ta trajtojmë Qeverinë e Kosovës si partnere
Lexo po ashtu Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, O'Brien: Nëse ne nuk trajtohemi si partner, nuk do ta trajtojmë Qeverinë e Kosovës si partnere

Analisti Imer Mushkolaj në një prononcim për Telegrafin ka thënë se nuk është hera e parë që deklarata të tilla nuk merren parasysh nga Qeveria e Kosovës.

“Nuk është hera e parë që deklaratat e tilla të SHBA-ve nuk merren parasysh nga Qeveria e Kosovës. Është shqetësuese sesi kryeministri Albin Kurti nuk po arrin t’i bind partnerët ndërkombëtarë për vendimet që merr”, tha Mushkolaj.

Mushkolaj më tej shtoi se veprimet që ndërmerren nga ana e qeverisë duhet të analizohen mirë.

“Për ta është shumë i rëndësishëm stabiliteti i vendit, andaj çdo vendim që ka potencial për ta përkeqësuar situatën e sigurisë duhet të analizohet mirë. Se a do të futen në krizë raportet me SHBA varet nga bashkëpunimi i Kurtit, por mesazhi amerikan është i qartë”, theksoi Mushkolaj.

Ndërkaq profesori i shkencave politike, Dritëro Arifi, tha se nga deklarata e sekretarit James O’Brien, lënë të nënkuptojë shumë gjëra por dy janë të rëndësishme.

“E para: që nga ardhja e z.Kurti në pushtet kemi pasur një krizë alarmante të raporteve mes Kosovës dhe SHBA-ve, gjithmonë ka ekzistuar kjo kriza e tensionimeve të raporteve. E dyta: tash jemi në gjendje kritike, pra Qeveria e Kosovës pas kësaj deklarate publike është nën tehun e gijotinës dhe çdo veprim i gabueshëm mund të ketë prerje”, tha Arifi në një prononcim për Telegrafin.

Ai më tej tha se fjala publike e Qeverisë amerikane që mund ta ndërprejmë partneritetin nëse nuk trajtohemi si të tillë, është sepse në kanalet diplomatike bilaterale, Qeveria e Kosovës nuk i ka kuptuar apo nuk ka dashur t’i kuptoj sugjerimet e SHBA-ve.

“Kur jepet një deklaratë e tillë publike është sepse kanë dështuar negociatat diplomatike mes Kosovës dhe SHBA-së, prandaj gjendja është shumë kritike.  Nëse këto tri vite Qeveria e Kosovës nuk ka mësuar asgjë nga ajo sesi duhet të bashkëpunoj me partnerët dhe sa duhet të jetë e sinqertë me disa partnerë besoj që pasojat do ti pësojmë të gjithë”, tha Arifi.

Murati për deklaratën e O’Brien: Patjetër që konsultohemi e koordinohemi me partnerët tanë
Lexo po ashtu Murati për deklaratën e O’Brien: Patjetër që konsultohemi e koordinohemi me partnerët tanë

Një rregullore e Bankës Qendrore të Kosovës – e cila përcakton që euroja të jetë valuta e vetme që mund të përdoret për pagesa me para të gatshme në gjithë vendin – hyri në fuqi më 1 shkurt, pavarësisht thirrjeve të bashkësisë ndërkombëtare për shtyrjen e zbatimit të saj dhe kundërshtimit nga serbët e Kosovës.

Të hënën, BQK-ja njoftoi se faza e tranzicionit të zbatimit të rregullores së saj do të zgjasë deri në tre muaj, ndërsa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Kosova nuk do të heqë dorë nga vendimi për ndalimin e dinarit për pagesa me para të gatshme, por se ai po i respekton kërkesat e bashkësisë ndërkombëtare për këtë çështje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Lajme
Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Lajme
Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Lajme
Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Politikë
Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Lajme
Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Lajme
Kalo në kategori