Dinamo kërkon mrekullinë ndaj Jagiellonias në play-off-in e Ligës së Konferencës, formacionet zyrtare

Dinamo City luan sot ndeshjen e kthimit të play-off-it të Ligës së Konferencës ndaj Jagiellonias, me ndërgjegjen e plotë se do t’i duhet një mrekulli për të kaluar më tej.
Skuadra kryeqytetase u mund 3-0 në ndeshjen e parë në Poloni, duke e vështirësuar jashtëzakonisht shumë rrugën drejt kualifikimit.
Përveç rezultatit të disfavorshëm, trajneri Ilir Daja vazhdon të ketë mungesa të rëndësishme në radhët e ekipit. Dy golashënuesit kryesorë, Mandela dhe Baton Zabërgja, nuk janë më pjesë e ekipit, ndërsa disa lojtarë të tjerë vazhdojnë të jenë të dëmtuar.
Për të adresuar mungesat, Daja ka eksperimentuar me Ledio Beqjan në qendër të mbrojtjes, duke e kthyer përsëri Meksin në krahun e djathtë, një lëvizje që pritet të ndikojë në organizimin e skuadrës në mbrojtje.
Dinamo: Teqja; Meksi, Beqja, Aliji, Lorran; Nani, Qefalija, Karamba; Berisha, Bregu, Vila.
Jagiellonia: Abramowicz; Wojtuszek, Vital, Kobayashi, Wdowik; Pozo, Flach, Drochal; Prip, Pululu, Imaz.
/Telegrafi/






















































