LAJMI I FUNDIT:

Dimitrov: Edhe pa Marrëveshjen e Miqësisë, Bullgaria mund ta bllokojë Maqedoninë

Dimitrov: Edhe pa Marrëveshjen e Miqësisë, Bullgaria mund ta bllokojë Maqedoninë

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov deklaroi se po flasim për një të ardhme evropiane, por në realitet jemi larg atyre parimeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nuk është shkop magjik, evropianët dhe amerikanët nuk do të vijnë të na pastrojnë oborrin, ne duhet ta pastrojmë oborrin”, tha Dimitrov sonte në “Samo Vistina” në “Kanal5”.

Për Marrëveshjen e Prespës, ai tha se ishte një kompromis i vështirë, por që i qetëson gjërat, ndërsa kemi probleme serioze me Bullgarinë.


“Pikëpamjet e ndryshme le t’ia lëmë shkencës dhe ekspertëve, ndërsa në politikë të shohim se cili është interesi ynë i përbashkët. Ata e shkatërruan atë proces. Ne ndërtuam një hekurudhë me Bullgarinë për të ardhmen, por ata vendosën t’i hedhin binarët”, tha Dimitrov.

Për Bullgarinë, ai tha se edhe pa Marrëveshjen e Miqësisë mund ta bllokojë Maqedoninë. Ai thotë se tani kemi një problem të hapur me Bullgarinë.

Dimitrov tha se me miq të tillë nuk na duhen armiq. Nuk është dakord që njerëzit margjinalë në Bullgari ta mohojnë gjuhën maqedonase, por këtë po e bën edhe shteti bullgar./Telegrafi/