Njëra nga gazetaret më të njohura sportive, Diletta Leotta, ka publikuar së fundmi imazhe në profilin e saj në Instagram, në të cilat shprehet se po stërvitet fort.
Pasi ndau lajmin e shtatzënisë së parë në muajin mars, bukuroshja tregoi se nuk heq dorë nga ushtrimet as gjatë shtatzënisë, ndaj ka shpërndarë fotografi, në të cilat pozon me veshje sportive.
Fillimisht, Diletta postoi një video duke u stërvitur me një trajnere, ku shpjegoi se aktualisht është në tremujorin e dytë dhe tregoi çfarë ushtrimesh bën për të qëndruar në formë.
Në një nga fotografitë, ajo ka bërë përshkrimin: “Edhe në këtë kohë kujdesem për veten”. Pas kësaj, profili i saj u pasua nga imazhe, në të cilat pozon me veshje të ndryshme sportive. Për më shumë, së fundmi gazetarja shpesh ndan fotografi, ku e ekspozon me krenari barkun e saj shtatzënë.
Për të kujtuar, Dilett dhe partneri i saj, portieri Loris Karius, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Të dy u takuan në mesin e vitit 2022 dhe njoftuan lidhjen e tyre në nëntor të të njëjtit vit. Ata e ndanë lajmin e shtatzënisë në një video ku të dy shpërthyen në lot lumturie. /Telegrafi/