Dikush me shtëpi, dikush me para në bankë – çfarë kanë “fituar” zyrtarët në 10 vitet e kaluara?
Pas 10 vjetësh, Gruevski me pesë herë më shumë para në bankë, e ngjashme është situata me Thaçin dhe Ahmetin. Nga deputetët e vjetër – të rinj, Sheqerinska dhe Arifi edhe me nga një banesë në llogarinë e tyre, ndërsa deputetja Silvana Boneva, e cila u bë e njohur në opinion me shumat e mëdha të shpenzimeve të udhëtimit, nuk ka deklaruar pothuajse asgjë si pronë personale, por si pronë e bashkëshortit dhe pronë e prindërve, thuhet ne hulumtimin e realizuar nga SCOOP, për atë se si janë rritur llogaritë e funksionarëve në 10 vitet e fundit.
Modest, me buzëqeshje dhe një njeri “i popullit”. Kështu e kanë përshkruar shumicat e qytetarëve kryeministrin me stazhin më të gjatë në historinë më të re të Maqedonisë në vitin jo aq shumë të largët 2006, kur filloi të merrej me politikë. Por, prej atëherë e deri më sot jo vetëm që kishte turbullira në karrierën politike të tashmë ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, por edhe në llogaritë e tija bankare, për të cilat është pyetje se sa do të identifikoheshin me përshkrimin e liderit të OBRM-PDUKM-së, në të cilin shumicat e shikonin shpresën për një të ardhme më të ndritshme.
SI “JANË SHTUAR” PARATË E POLITIKANËVE?
Nga 40 mijë eurot “modeste” në vitin jo aq shumë të largët 2006 e deri më sot, pasuria e tij është rritur të paktën pesë herë sepse tani në llogarinë e tij, e cila matet në më shumë se 30 llogari, kartela dhe depozita, ka më shumë se 222.000 euro në valuta të ndryshme. Së bashku me pasurinë e bashkëshortes së tij, pasuria e përbashkët rritet deri në shumën prej 230.000 eurosh. Edhe pse edhe në vitin 2006, por edhe tani nuk ka asnjë pasuri të patundshme dhe automjete, megjithatë, Gruevski me kalimin e kohës duket se është bërë adhurues i pikturave artistike, të cilat tani vlejnë pak më shumë se 10.000 euro.
SCOOP-i i ka hulumtuar edhe funksionarët e tjerë për atë se sa janë rritur llogaritë e tyre në 10 vitet e fundit. Rrallëkush prej tyre ka mbetur në pozitën “zero”
Mandatari i mundshëm i ardhshëm i qeverisë së re dhe lider i LSDM-së, Zoran Zaev, i cili filloi karrierën e tij politike si kryetar i Strumicës, si e vetmja pronë personale e ka deklaruar kërkesën e kredisë në vlerë prej 4.3 milionë denarë ose rreth 70.000 eurosh. Edhe pse është i njohur si një politikan i pasur, të gjitha gjërat e tjera, shtëpia, toka, hapësira afariste, aksionet, e madje edhe depozitat janë në emër të prindërve, bashkëshortes dhe fëmijëve të tij. A është e vërtetë apo jo, duke gjykuar sipas të dhënave zyrtare, gjendja është identike me atë të viteve të kaluara.
Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, për dhjetë vjet ose nga periudha e vitit 2006 e deri më tani, e ka rritur për katër herë shumën në llogarinë e tij bankare. Kështu, 3.868 eurot e tija që i ka poseduar në vitin 2006 në bankë, tani janë bërë 12.333 euro.
10 vjet më parë ai ka deklaruar një banesë me vlerë prej 150.000 eurosh dhe një tokë bujqësore në Kërçovë prej 7.668 metrash katrorë me një vlerë pak më shumë se 150 mijë euro. Ato nuk ekzistojnë në fletën e re pronësore të Ahmetit.
Edhe kolegu i tij, Menduh Thaçi nga radhët e PDSH-së e ka rritur bilancin e llogarive bankare, kështu që në vend të 26.031 eurove sa ka pasur në vitin 2006, tani shuma është rritur në 158.618 euro. Është rritur po ashtu edhe prona e tij. Kështu, 10 vjet më parë ai ka pasur dy shtëpi në Tetovë, njëra prej të cilave është më e madhe dhe ka 1.186 metra katrorë me një pemishte. Tani i posedon po ashtu dy shtëpitë, por ka deklaruar edhe një hapësirë afariste te shtëpia me sipërfaqe më të vogël, e cila tani, për dallim nga më parë, është shumë më e madhe.
PARA, SHTËPI DHE BANESA
Si kanë kaluar vitet, jo vetëm që është rritur prona e kumbarit të ish-kryeministrit Gruevski, Zoran Stavreski dhe bashkëshortja e tij, por janë rritur edhe bilancet e tyre në bankë. Nga 21.000 eurot sa kanë poseduar në vitin 2006, tani prona e tij, së bashku me atë të bashkëshortes së tij lëvizet rreth 168.000 eurosh. Me bashkëshorten e tij marrin edhe qira nga një banesë në vlerë prej rreth 1.400 eurosh.
Deputetja Silvana Boneva ndoshta u bë e njohur në opinion me shumat e mëdha të shpenzimeve të udhëtimit, por ajo, edhe në vitin 2006, sikurse tani, nuk ka deklaruar pothuajse asgjë si pronë personale, por si pronë e bashkëshortit dhe pronë e prindërve. Sipas kësaj, ndoshta e meriton epitetin “deputeti më modest”.
Nga dy shtëpitë të cilat i ka deklaruar si “pronë e bashkëshortit” në vitin 2006, njëra është regjistruar si “shtëpi për pushim” në Dojranin e Vjetër. Si pronë e bashkëshortit janë deklaruar edhe toka bujqësore prej 2.520 metrash katrorë dhe një oborr prej 254 metrash katrorë.
Edhe kolegu i saj partiak nga radhët e OBRM-PDUKM-së, Ilija Dimovski në vitin 2006 ka jetuar mbi kurrizin e prindërve. Si e vetmja pronë personale ka deklaruar se merr “të ardhura të tjera” në vlerë prej 24.000 denarësh në vit. Edhe tani si atëherë, dy shtëpitë në Ohër dhe në fshatin Sogle, dhe banesa në Veles dhe tokat bujqësore janë të regjistruara në emër të prindërve të tij. Në emrin e tij është regjistruar toka bujqësore në B.Selo prej mbi 1.000 metra katrorë. Gjatë angazhimit të tij dhjetëvjeçar politik ka blerë një Mercedes, aksione dhe depozita kursimi, për të cilat nuk ka dhënë të dhëna se nga janë paratë.
Ministri pa resor, Pavleski nuk ka ndryshime në gjendjen e tij pronësore, ndërsa e njëjta është situata edhe me kolegen e tij në Qeveri, Ministrja e Kulturës Elizabeta Kançeska Milevska, e cila në një deklaratë e dhënë për mediat para një kohe të gjatë tha se “jeton me kartela”. Nëse gjykohet sipas dokumenteve, me kartela me sa duket jeton edhe kolegia e saj në Parlament nga radhët e LSDM-së, Radmilla Sheqerinska. Ajo ka pasur dhjetëra kartela me deviza dhe denarë dhe libreza kursimi që në vitin 2006, edhe pse nuk e ka deklaruar shumën e tyre. Numri i këtyre kartelave dhe librezave është gjithnjë më i lartë, kurse në to ka gjithsej rreth 27.000 eurosh. Por, ajo merr edhe qira nga njëra prej banesave në vlerë prej 12.000, edhe pse nuk shkruan nëse këto para janë në vlerë të denarit.
Por, janë rritur edhe pasuritë e patundshme që i kanë në dispozicion me bashkëshortin e saj. Pra, në vend tri, Sheqerinska dhe bashkëshorti i saj tani posedojnë gjithsej 4 banesa, prej të cilave njëra është në Ohër, ndërsa tri të tjerat janë në Shkup. Por, sipërfaqja e tyre nuk është e njëjtë sikur në vitin 2006, por shumë më e madhe se ajo që është deklaruar dhjetë vjet më parë.
“BLEJ SHTËPI, BLEJ BANESË”
Me një tjetër banesë plus në bilancin e saj, karrierën e saj dhjetëvjeçare politike e ka rrumbullakuar edhe kolegia e saj nga radhët e BDI-së, Teuta Arifi. Arifi gjatë angazhimit të saj dhjetëvjeçar politik ka fituar edhe një banesë në Shkup, me çka numri total i banesave të cilat i posedon është pesë, së bashku me banesën e saj në Tetovë. Shtëpia në Tetovë, të cilën e ka deklaruar si pronë e prindërve, tani nuk ekziston në fletën pronësore. Ka edhe një automjet “Chevrolet Captiva”. Ajo edhe tani merr një honorar, por ai është zvogëluar dhe është 30.000 denarë, kurse ka edhe një kredi prej 50.000 eurosh.
Edhe Oliver Spasovski nga LSDM-ja ka rritur pasurinë e tij. Në bilancin e tij qëndron se pasurinë e patundshme e ka fituar kryesisht në formën e një dhurate. Kështu, në vend të një shtëpie në vitin 2006 në Kumanovë, tani ai posedon dy shtëpi, një tokë dhe një pyll në Kumanovë dhe Nagoriçan të Vjetër. Tani ka edhe piktura artistike, kurse ndryshimet më të mëdha janë në llogaritë bankare, ku nga 120.000 denarë ose 2000 euro, tani kjo shumë është rritur në më shumë se 6.000 euro.
Ish-Kryetari i Kuvendit Trajko Veljanoski çdo muaj merr para nga qiradhënie. Por, për dallim nga viti 2006, kur ka deklaruar se ka 100 euro plus të ardhura, të cilat ekzistojnë si shumë dhe janë regjistruar si qira nga një hapësirë afariste, ai çdo muaj merr edhe para shtesë për qira nga banesa e dhënë me qira, e cila është 43.665 denarë ose 710 euro në muaj.
Kredia me vlerë prej 6000 eurosh në emër të bashkëshortes së tij në vitin 2006, tani nuk është në listën e pronës të cilën e posedon si funksionar.
Por, nga ana tjetër ai e ka pasuruar flotën e tij të automjeteve. Kështu, në vend të automjeteve Seat Ibiza dhe Citroen Xsara, Veljanovski tani posedon dy automjete Volkswagen, kurse fëmijët e tij kanë motor “Yamaha”. Të gjitha këto vlejnë pak më shumë se 3 milionë denarë ose më saktë 50.215 euro. Së bashku me bashkëshorten e tij posedojnë katër libreza kursimi dhe dy llogari me deviza, por në Komision nuk ka deklaruar se sa para ka në llogaritë e tija.
Vlerën e parave që i ka në llogarinë e tij nuk i ka deklaruar as ish-Ministri i Punëve të Jashtme dhe deputet aktual, Antonio Milloshoski, i cili ka deklaruar tri llogari transaksione së bashku me bashkëshorten e tij, me përshkrimin “pagat dhe kursimi” si dhe “të ardhurat nga qiraja”, ndoshta duke aluduar për qiranë prej 6.100 denarësh, të cilën e ka deklaruar për dhënien e banesës së tij me qira në Aachen, Gjermani. Në vitin 2006 ai ka jetuar në kredi, kurse tani në vitin 2017 e ka siguruar jetën e tij.
KAOS ME FLETËT PRONËSORE
Edhe kolegu i tij në Kuvend, Sekretari i Përgjithshëm Zharko Denkovski nuk ka dhënë informata se sa para ruajnë në bankë së bashku me bashkëshorten e tij, e as se si i kanë fituar këto para së bashku, edhe pse ka deklaruar se kanë dy libreza. Po ashtu, tani nuk i ka dy banesat me një sipërfaqe prej 165 dhe 77 metrash katrorë me një vlerë totale prej 6.6 milionë denarësh ose 108.845 eurosh. Por, prandaj në fletën pronësore në dy vende ka deklaruar “mjete nga shitja e pasurisë së patundshme” me një vlerë totale prej 3.690.036 denarësh ose saktë 60.000 euro. Me përjashtim të automjetit Citroen C4, të cilin e posedon që nga viti 2006, kur është bërë funksionar, Denkovski dhe bashkëshortja e tij tani posedojnë automjetet Peugeot 207 dhe Audi “Q7”. Përveç kredisë prej 40.000 eurosh, Denkovski me bashkëshorten e tij ndërkohë kanë marrë edhe tri kredi të tjera dhe tani së bashku shlyejnë kreditë në vlerë prej 81.000 eurosh.
Te lideri i Partisë Demokratike të Serbëve, Ivan Stoiljkoviq të dhënat në dy kolonat nuk janë tërësisht identike, kështu që nuk dihet se cila fletë pronësore është e përditësuar dhe e vlefshme, e cila është me datë të vjetër. Kështu, ai në vitin 2006 ka deklaruar banesën prej 70 metrash katrorë me vlerë prej 35.000 eurosh në Kumanovë, ndërsa në fletën më të re pronësore qëndron se ai posedon një banesë prej 106 metrash katrorë në Kumanovë nga viti 1991. Ndërsa në fletën tjetër pronësore qëndron se ka një banesë prej 107 metrash katror nga viti 2007. Në të dy fletët pronësore, të cilat aktualisht janë aktive në faqen e internetit qëndron se Stoiljkoviq është pronar toke. Në njërën fletë pronësore shkruan se ai posedon një tokë prej 6.000 metrash katrore në fshatin Stërnoc (Stërnovac), ndërsa në fletën tjetër pronësore shkruan se ka një tokë prej 700 metrash katrorë në Kumanovë. Edhe për dy tokat nuk e ka specifikuar se sa është vlera e tyre. Nuk ka vlerë as te automjetet motorike që i posedon ai. Në njërën fletë qëndron se ka Audi, ndërsa në fletën tjetër përveç automjetit Audi qëndron se posedon edhe automjetin Volkswagen. Për dallim nga viti 2006, ku qëndron se është bashkë-themelues i kompanisë së tregtisë “Lamas Ko”, në fletët më të reja pronësore nuk qëndron kjo informatë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDetaje nga vrasja e djalit të ish-gjyqtarit, gjendet një makinë e djegur në Farkë
Asma, bronkiti, tuberkulozi e kanceri i mushkërive, doktoresha Mehmeti flet në podcastin “Shëndeti në rend të parë”
Granti prej 100 mijë eurove, LDK dorëzon kallëzim penal ndaj Pecit e Pacollit
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
Zogaj: Do të bëjmë pesë miliardë euro investime për një mandat, 30% të buxhetit të shtetit do ta çojmë në paga
Vritet 28-vjeçari në Tiranë, djali i ish-gjyqtarit për krime të rënda
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian