LAJMI I FUNDIT:

Dikur tha se nuk donte ta bëjë jetën e tij, tash Mane është shumë afër që t’i bashkohet Ronaldos në Arabinë Saudite

Dikur tha se nuk donte ta bëjë jetën e tij, tash Mane është shumë afër që t’i bashkohet Ronaldos në Arabinë Saudite
(Foto: Twitter/AlNassrFC/brfootball)

Sulmuesi i Bayern Munichut, Sadio Mane, është bisedime me klubin saudit, Al-Nassr dhe synon transferimin në Arabinë Saudite.

Sulmuesi senegalez në verën e kaluar u largua nga Liverpooli për të ndjekur në karrierë në Allianz Arena, mirëpo gjërat nuk shkuan sipas planit.

Sipas një njoftimi nga The Athletic, 31-vjeçari është në bisedime për ta vazhduar karrierën në Saudi Pro League, ku janë duke shkuar yje të shumta të futbollit botëror, prej se Cristiano Ronaldo “e hapi derën” drejt ndryshimit të madh në futbollin e Arabisë Saudite.


Pas lajmit se Mane mund t’i bashkohet portugezit te Al Nassr, në mediat sportive është rikthyer një deklaratë e tij në lidhje me superyllin e futbollit.

Al-Nassr po përgatit një tjetër "bombë" në këtë afat kalimtar: Sadio Mane afër t'i bashkohet Cristiano Ronaldos
Lexo po ashtu Al-Nassr po përgatit një tjetër "bombë" në këtë afat kalimtar: Sadio Mane afër t'i bashkohet Cristiano Ronaldos

“Nuk dua të lë përshtypjen e të qenit një predikues. Por, është e vërtetë se në futboll qarkullojnë disa vlera që më shqetësojnë pak duke u bazuar në edukimin tim”.

“Mirëpo, në vend se të kritikoj me zë të lartë, ndonjëherë preferoj të distancohem pak. Gjëja kryesore është të mos ndryshojmë dhe nuk mendoj se kam ndryshuar. Ndërsa, për një djalë që vjen nga një qytet i vogël në Casamance, tashmë është një fitore e madhe t’i rezistosh gjithë kësaj”, kishte thënë vite më parë Mane.

I pyetur nëse mund ta kopjojë stilin e jetës së Ronaldos dhe Neymarit, ai ishte përgjigjur: “Jo! Unë i ndjek ata në rrjetet sociale dhe kjo më mjafton. Më pëlqen jeta e tyre e jashtëzakonshme, por ajo jetë nuk është krijuar për mua”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori