Aktori Matt LeBlanc, i cili u bë i famshëm për rolin e tij të dashur Joey Tribbiani në serialin e njohur “Friends”, duket thuajse i panjohur.

Gjegjësisht, aktori është parë në publik për herë të parë që nga varrimi i kolegut dhe mikut Matthew Perry, i cili luajti personazhin Chandler Bing në “Friends”.


Aktori i ka mbuluar flokët e thinjura me një kapele, ndërsa për daljen ka vendosur të veshë një kombinim të modës 'casual', xhinse dhe një bluzë të zezë dhe këpucë tenisi.

ak1

Në korrik, aktori festoi ditëlindjen e tij të 57-të, dhe ndonëse aktualisht nuk ka asnjë angazhim në aktrim, ai vazhdon të jetojë me famën e fituar në vitet e 90-ta.

Seriali “Friends” ka dhjetë sezone dhe është një nga serialet më të pëlqyer të të gjitha kohërave. /Telegrafi/

ak2