Para një ore në rrugën Tetovë-Shkup është djegur një makinë. Në videon e publikuar nga një udhëtar në këtë aks, shihet se makina është djegur tërësisht.

Për momentin nuk ka më shumë informacione, ndërsa nuk dihet nëse ka të lënduar.


Pritet që Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë të jep më shumë detaje dhe të tregojë arsyet e zjarrit./Telegrafi/