Digjet makina e kreut të policisë së burgut

Makina e shefit të policisë së burgut të Rrogozhinës është djegur gjatë natës mes së hënës dhe së martës në Lushnje.
Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet lokale, sipas të cilave makina e oficerit Besnik Kaptelli është përfshirë nga flakët rreth mesnatës, në lagjen “S. Libohova”.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, por për zbardhjen e rrethanave është ngritur një grup hetimor.
Kaptelli ka mbajtur postin e drejtuesit në disa institucione të shlyerjes së dënimit. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
30/05/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































