Digjen dy shtëpi në Gjakovë

Një person ka raportuar se janë djegur dy shtëpi të pabanuara në Gjakovë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 00:20, përkatësisht në fshatin Neticë të Gjakovës.
Siç thuhet në raport, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitët policore dhe zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin.
“Një dëshmitarë mashkull kosovar ka raportuar se nga zjarri ishin përfshi dy shtëpi të pa banuar dhe ende nuk dihet pronë e kujt janë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin. Ende nuk dihet shkaku i zjarrit dhe dëmi i shkaktuar. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
27/06/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































