Reperi dhe producenti amerikan, Puff Diddy, është në një romancë me 22-vjeçaren Lori Harvey.

Të paktën kështu thonë burimet pranë tyre, tabloidet ndërkombëtare të showbizit dhe ky imazh i tyre thuhet të jetë shkrepur mbrëmjen e së mërkurës në SoHo.


Ndërkaq, sipas burimeve të TMZ, dyshja nuk ishin një çift mirëpo Lori është vetëm mike e familjes, edhe pse dyshja janë parë bashkë në pushime në Malibu javën e kaluar, e poashtu edhe në Miami në muajin mars.

Diddy dhe Lori shfaqen në veshje thuajse të njëjta dhe duken mjaft të lumtur pranë njëri-tjetrit, gjë që bëri të dyshohet akoma më shumë.

Nga ana tjetër, Lori kishte një lidhje romantike me djalin 25-vjeçar të Diddyt, Justin Combs.

Thashethemet e kësaj lidhjeje vijnë nëntë muaj pasi Combs, 49 vjeç, njoftoi zyrtarisht ndarjen e tij nga partnerja Cassie Ventura. /Telegrafi/

cassie 1