Vdekja tragjike e Kim Porter ka ribashkuar Diddyn dhe Cassien.

Një ditë pas vdekjes së ish të dashurës së tij, P.Diddy është parë bashkë me Cassien pasi çifti u ndanë së fundmi.


Sipas People, moguli i hip hopit ishte parë në Los Angeles, që është paraqitja e parë publike që prej vdekjes së Porter.

Reperi 49 vjeçar në këtë paraqitje nuk ishte i vetmuar, ai shoqërohej nga Cassie e cila ishte e tëra në ngjyrë të zezë.

Shkaqet e vdekjes së Porter ende nuk janë bërë të ditura, por ajo besohet se ka vuajtur nga pneumonia në javët para vdekjes.

kim porter 1 Kim Porter dhe P. Diddy

Diddy dhe Porter ishin në lidhje nga viti 1994 deri në vitin 2007 kur u ndanë. Ata kanë tri fëmijë së bashku.

“Diddy është i prekur dhe i shokuar. Ai dhe Kim ishin shumë të afërt dhe bashkë ishin prindër edhe pe lidhja e tyre nuk funksionoi”, deklaroi një burim afër reperit.

Diddy për shumë vjet rresht u shpall personazhi me më së shumti përfitime në skenën e shoubizit ndërkombëtar. /Telegrafi/