Aktorja mendon se nuk është e drejtë të gjykohet një femër, e cila nuk dëshiron të rehatohet dhe të fillojë familje.

“Mendoj se femrat kanë frikë të thonë se ata nuk duan fëmijë, pasi ato e dinë se do të shmangen. Por mendoj se kjo po ndryshon tash. Kam më shumë shoqe të cilat nuk kanë fëmijë, se sa të tilla që kanë”, thotë Diaz.

“Dhe sinqerisht, nuk kemi nevojë për më shumë fëmijë. Kemi mjaft njerëz në planetë”, ka shtuar aktorja.