Pavarësisht rolit të madh ekonomik, diaspora nuk e ka hapësirën që do të duhej në vendimmarrjen politike në Kosovë. Kështu është shprehur Bekim Brestovci, kandidat për deputet nga diaspora. Sipas tij, interesimi ka qenë mjaft i madh, por që nuk ka mundur të realizohet deri më sot.
Përkundër që konsiderohet si një ndër shtyllat e ekonomisë së vendit, diaspora nuk ka arritur të gjej hapësirën e duhur në vendimmarrje.
Edhe pse është në listë për deputet, Bekim Brestovci thotë se mërgatës nuk i është dhënë hapësirë shumë në politik bërje.
“Duke njohur potencialin e diasporës, mendoj që është domosdoshmëri që të krijojmë resurse të mjaftueshme për qasjen e diasporës në politik bërje”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Bekim Brestovci.
Ai ka thënë se qëllimi i konceptit të tij politik është krijimi i vendeve për diasporën në organe të ndryshme të shtetit.
“Koncepti im politik në këtë sens konsiston në faktin që ne në Nismën Socialdemokrate do të krijojmë një departament të veçantë për diasporën ku më pas do të kemi vende të veçanta të rezervuara për diasporën në NISMA, duke filluar nga Këshilli Qendror, pastaj në Kryesi apo më pas në lista zgjedhore apo sektorë të qeverisë”, deklaroi Bekim Brestovci.
Ndërsa Artan Murati nga KDI-ja, ka thënë se mërgimtarët që jetojnë jashtë shtetit duhet të kenë persona të cilët do ta ngrinin zërin për çështjen e diasporës, e që nuk po ndodh momentalisht, përcjell Telegrafi.
“Të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës që jetojnë jashtë shtetit duhet të kenë përfaqësues që do ta ngrinin zërin edhe për çështje të diasporës. Shpesh herë ka pasur ankesa nga më të ndryshme e që nuk janë marrë parasysh nga institucionet e vendit. Andaj konsideroj se subjektet politike duhet të garantojnë edhe përfshirjen e personave të diasporës dhe t’i integrojmë plotësisht e të mos llogarisim nga ta vetëm në karakterin ekonomik”, deklaroi Artan Murati.
Në zgjedhjet e vitit 2017, nga diaspora janë pranuar vetëm 5200 fletëvotime. /RTV Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova