Eksperti për Ballkanin nga Grupi Ndërkombëtar i Krizave, Marko Prelec, vlerëson se procesi i dialogut ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është aktualisht në pritje.
Prelec thotë se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve kanë nevojë për një normalizim të vogël dhe një normalizim të madh.
“Normalizimi i madh është njohja de facto. Një hap që do t’u mundësonte vendeve evropiane që nuk e kanë njohur Kosovën të ndërmarrin hapa drejt njohjes. Por, gjasat për këtë janë shumë të vogla. Është më realiste të shpresohet për një normalizim të vogël, përmirësimi i marrëdhënieve të përditshme, tregtia më e lirë dhe mirëkuptimi për problemet konkrete me të cilat përballen qytetarët. As kjo nuk është e garantuar, por është e mundshme”, shpjegon Prelec për RTK.
Duke folur për njohjen de facto, Prelec thotë se kjo duhej të realizohej përmes Marrëveshjes së Ohrit.
“Kjo fazë parashikonte që Marrëveshja e Ohrit dhe zbatimi i saj do të duhej të hapte rrugën për njohjen e Kosovës nga pesë vendet e BE-së që ende nuk e njohin, ose të paktën përmirësimin e marrëdhënieve me to. Për Serbinë, kjo do të nënkuptonte trajtimin e Kosovës si shtet sovran dhe i pavarur, por pa njohje formale,” thekson ai.
Prelec shton se viti 2025 fillon me pritje për qëndrimin e presidentit amerikan Donald Trump, ndërkohë që mbetet të shihet se si do të zhvillohet dialogu nën ndërmjetësimin e BE-së dhe çfarë ndikimi do të kenë zgjedhjet në Kosovë në muajin shkurt.
“Është e qartë se dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit duhet të vazhdojë. Qëndrimet e të dyja palëve janë të njohura dhe hapësira për kompromis është e vogël. Nuk ka shumë shpresë për një sukses të madh, por bisedimet duhet të vazhdojnë, edhe pse me pritshmëri më të ulëta për transformime të mëdha. Sa i përket implementimit të Marrëveshjes së Ohrit, kjo duket të jetë një përpjekje nga BE-ja për të dhënë një imazh optimist për një çështje shumë të ndërlikuar,” thekson Prelec.
I pyetur pse nuk po zbatohet një marrëveshje tashmë e dakorduar, Prelec thekson se ekziston një tekst në letër, por edhe një thelb i asaj që është negociuar.
“Marrëveshja është e pazakontë. Nuk është nënshkruar kurrë. Ishte deklarata e Borrellit ajo që e shpalli të pranuar. Thelbi i marrëveshjes përfshin një seri lëshimesh nga të dyja palët. Beogradi duhej të ndërmerrte hapa drejt njohjes de facto, ndërsa Prishtina duhej të siguronte autonomi më të madhe për komunitetin serb,” thekson ai.
“Që nga arritja e marrëveshjes, qeveria e Kosovës e ka bërë të pakuptimtë autonominë, jo plotësisht, por në shumë aspekte, duke vendosur autoritet mbi veriun e Kosovës. Krijimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe tashmë ka më pak rëndësi sesa kur u arrit marrëveshja. Për këtë arsye, mendoj se Beogradi do të vazhdojë të vonojë implementimin, ndërsa Prishtina tashmë po vonon krijimin e Asociacionit,” thekson Prelec.
Duke komentuar nëse qeveria e ardhshme e Kosovës do të duhet të krijojë Asociacionin, Prelec shton se “Është e vështirë të parashikohet. Por çështja më e rëndësishme mbetet ajo e të drejtave të komunitetit serb dhe se si do të sigurohen dhe respektohen ato të drejta për qytetarët serbë që jetojnë në Kosovë.”
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?