LAJMI I FUNDIT:

DIALOG I HAPUR

DIALOG I HAPUR

Poezi nga: Semezdin Mehmedinović
Përktheu: Fadil Bajraj

“Çka je duke lexuar?”

“Poezitë e Jelaluddin Rumit,
Poetit të lindur në Afganistan.”


“Nga je?”

“Nga Bosnja.”

“Atje janë serbët dhe kroatët, apo ka edhe të tjerë?”

“Ka edhe të tjerë.”

“Çfarë ngjyre i ke sytë?”

“Deri te Colorado të gjelbër,
Dhe ç’prej se kaluam Apache Canyon,
Në dritën e New Mexico
Sytë e mi janë të kaltër.”

“Epo atëherë çfarë muslimani qenke ti?”

“I bardhë”