Diabeti është një sëmundje kronike që ndodh kur trupi nuk mund të prodhojë ose të përdorë në mënyrë efektive insulinën, një hormon që rregullon nivelin e sheqerit në gjak. E që nga themelimi i saj në vitin 2010, Shoqata e të Sëmurëve nga Diabeti në Pejë ka luajtur një rol të rëndësishëm në trajtimin dhe mbështetjen e personave të prekur nga kjo sëmundje.
Me përkushtim të madh, kjo shoqatë ka arritur të sigurojë trajtim adekuat dhe ndërgjegjësim të gjerë për rreth 1,680 persona, përfshirë 48 fëmijë që janë diagnostikuar me diabet të tipit 1.
Kryetari i Shoqatës, Idriz Ethemi, në një intervistë për Telegrafin, ka folur për sfidat e fillimit, ku disa insulina të rëndësishme nuk ishin të disponueshme në listën esenciale të barnave.

“Në fillim, një dozë e insulinës, si Levimir, nuk ishte në listën esenciale të barnave. Me ndihmën e zyrës së kryetarit të Pejës, kemi arritur qëllimin tonë që t’i furnizojmë fëmijët me këtë insulinë,” thotë ai, duke theksuar rëndësinë e këtij furnizimi për përmirësimin e cilësisë së jetës së këtyre fëmijëve.
Puna e Shoqatës ka shkuar përtej sigurimit të insulinave dhe barnave. Trajnimet dhe ndërgjegjësimi kanë qenë një pjesë thelbësore e veprimtarisë së tyre, duke ndihmuar në zbulimin e rasteve të reja të diabetit, sidomos tek fëmijët.
“Glikemia e lartë është një vrasës i heshtur që njerëzit nuk e dinë ende. Besoj që vetëm kur dikush preket në shoqëri apo familje, e kuptojnë se çfarë është diabeti,” thotë Ethemi, duke shtuar se shumë persona në zonat rurale nuk kanë njohuri të mjaftueshme për këtë sëmundje.
Pavarësisht nga puna e madhe e shoqatës, sfidat mbeten të mëdha. Ethemi shpreh zhgënjimin e tij për mbështetjen e kufizuar të shtetit sa i përket insulinave dhe barnave të tjera.
“Fatkeqësisht, shteti jonë shumë pak po ndihmon sa i përket insulinave dhe disa llojeve të barnave. Unë vetë jam i prekur me diabet” shton ai.
Megjithatë, ai mbetet optimist për të ardhmen, duke theksuar rëndësinë e edukimit dhe vetëdijesimit të popullatës.

“Kam dorëzuar në popullatë 2,500 aparate për matjen e glikemisë dhe kam vetëdijesuar njerëzit se si duhet të jetojnë me diabet. Nuk është vetëm Peja në pyetje, janë diku 40-50 mijë persona të prekur me diabet në Kosovë. Besoj se në të ardhmen do të shohin dritë edhe këta persona”, ka deklaruar Ethemi.
E gjatë kësaj interviste përvojat e të jetuarit me diabetin i kanë ndarë edhe disa prej qytetarëve të Pejës, e që njëherit janë edhe pjesë e Shoqatës së të Sëmurëve nga Diabeti në këtë qytet.
Për Mahir Kërrnjen, një 75-vjeçar nga Peja i cili jeton me diabet tash e 15 vite, sëmundja ka qenë një sfidë e madhe.
“Në fillim ka qenë e vështirë sepse askush në familje nuk e ka pasur. Nuk e kam besuar që mund të kem sëmundjen e sheqerit,” thotë ai për Telegrafin.

Me kalimin e kohës, ai ka arritur të adaptohet, por e pranon se kontrolli i glikemisë mbetet një sfidë e përditshme.
“Kur më bie sheqeri, ndihna më keq se kur e kam më lartë,” shton ai, duke këshilluar të tjerët të mos e marrin sëmundjen tragjikisht.
Në anën tjetër, për një të re 18-vjeçare L.D që është diagnostikuar vonë me diabet, përballja me sëmundjen ka qenë një proces i vështirë, por menaxhues.
“Fillimi ka qenë i vështirë, por kam arritur ta menaxhoj. Për familjen time ka qenë shumë vështirë se kanë thënë se si ka mundësi që kaq e re të ketë diabet,” shprehet ajo.

Mbështetja e Shoqatës dhe aktivitetet fizike kanë luajtur një rol të rëndësishëm në përmirësimin e jetës së saj.
I prekur me diabet është edhe E.S 17-vjeçar. Ai është diagnostikuar me diabet që nga mosha 3-vjeçare, dhe për Telegrafin ka ndarë historinë e tij.
“Zbulimi i diabetit ka qenë i vështirë për familjen time sepse unë kam qenë shumë i vogël. Ata më kanë menaxhuar,” thotë ai.
E.S është përdorues i insulinave të cilat i merr dy herë në ditë. Ai thekson rëndësinë e sportit dhe ushqimit të shëndetshëm në mbajtjen e nivelit të glikemisë në vlera normale.

Shoqata e të Sëmurëve nga Diabeti në Pejë vazhdon të luajë një rol të pazëvendësueshëm në jetën e qindra njerëzve të prekur nga diabeti në rajon.
Puna e tyre për të mbështetur dhe edukuar komunitetin është një dritë shprese për ata që përballen me këtë sëmundje të vështirë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

BDI: Izet Mexhitit i janë marrë kompetencat në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor

Kanosin njëri-tjetrin babë e djalë, sulm fizik ndaj vajzës e dhunë fizike e psikike ndaj grave – 10 raste të raportuar në Polici në 24 orë

VLEN: BDI le ta fillojë vetingun nga Ali Ahmeti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

20 mijë euro kesh ia vjedhin në shtëpi një personi në Llapnasellë të Graçanicës

Kontrollet e policisë në disa komuna në veri, Policia jep detaje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit