LAJMI I FUNDIT:

Dhunimi i një të dënuari në Dubravë, reagon IAPK: Siguria e të dënuarve, përgjegjësi e institucioneve shtetërore

Dhunimi i një të dënuari në Dubravë, reagon IAPK: Siguria e të dënuarve, përgjegjësi e institucioneve shtetërore
Foto: Arkiv

Një i burgosur 20-vjeçar është dhunuar seksualisht nga dy të burgosur të tjerë në burgun e Dubravës. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në dhomën ku viktima ndodhej së bashku me dy personat e tjerë.

Lajmin e kishte konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi. Ai ka deklaruar se incidenti ka ndodhur javën e kaluar dhe është raportuar vetëm disa ditë më vonë.

Një i burgosur 20-vjeçar dhunohet seksualisht në burgun e Dubravës
Lexo po ashtu Një i burgosur 20-vjeçar dhunohet seksualisht në burgun e Dubravës

E lidhur me këtë ngjarje ka reaguar sot Instituti për Avokimin e Politikave Korrektuese, duke thënë se siguria e të dënuarve është përgjegjësi e institucioneve shtetërore.


“Duke përcjellë zhvillimet me rëndësi në praktikën e sistemit korrektues të Kosovës, IAPK shpreh shqetësimin ndaj rastit të dhunimit të një të dënuari në ambientet e QK në Dubravë, i raportuar para pak ditësh nga portalet në Kosovë .

IAPK përkujton detyrimet ligjore dhe standardet ndërkombëtare gjerësisht të pranuara se mbrojtja dhe siguria, shëndeti dhe mirëqenia e përgjithshme e të dënuarve derisa janë të privuar nga liria është përgjegjësi e autoriteteve të shtetit-institucioneve korrektuese dhe në këtë rast, në mënyrë specifike e Qendrës Korrektuese në Dubravë”, thuhet në reagim.

IAPK tutje sjellë në vëmendje se në bazë të praktikës gjyqësore tashmë ekziston një rast i ngjashëm në të cilin Gjykata Themelore në Prishtinë në shtator të vitit 2023 ka bërë përgjegjës institucionet korrektuese për dështimin në sigurimin e mbrojtjes së të dënuarit nga të dënuarit e tjerë dhe i ka obliguar institucionet shtetërore (SHKK) që në emër të dëmit të shkaktuar palës paditëse (viktimës) t’i akordojë një shumë të caktuar të dëmshpërblimit.

“IAPK thekson se ky është rasti i parë në praktikën e sistemit gjyqësor të Kosovës ku institucionet shtetërore gjenden fajtore për lëshimin ose mos veprimin sipas përgjegjësive ligjore të sigurisë në institucionet korrektuese. Pra, përmes këtij aktgjykimi, konfirmohet përgjegjësia shtetërore në raport me mbrojtjen dhe sigurinë e personave të dënuar, derisa janë të privuar nga liria dhe nën përkujdesjen institucionale”, thuhet tutje në reagim.

Në frymën e kësaj, IAPK thekson disa hapa të rëndësishëm që institucionet shtetërore përgjegjëse duhet të ndërmarrin në parandalimin dhe luftimin e incidenteve të tilla apo të ngjashme:

Ministria e Drejtësisë dhe SHKK duhet të sigurojë se politikat e vendosjes së të dënuarve në bazë të kategorizimit të tyre të mbështetur në kritere thelbësore siç janë: rrezikshmëria, kohëzgjatja e dënimit, pesha e veprës penale, mosha e kryesit etj., zbatohen në mënyrë strikte dhe evitohen aq sa është e mundur incidentet apo pasojat e tilla.

Po ashtu, SHKK duhet të rrisë programet e rehabilitimit dhe ri-integrimit të të dënuarve; të rivlerësojë politikat dhe praktikat e ofrimit të sigurisë së të dënuarve; si dhe të ngrisë kapacitetet profesionale për të zhvilluar një qasje më proaktive në parandalimin e këtyre rasteve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Lajme
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?

Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?

Shëndetësi
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen

Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen

Kronika e Zezë
Zyrtari amerikan, Richard Verma pritet në takim nga presidentja Osmani

Zyrtari amerikan, Richard Verma pritet në takim nga presidentja Osmani

Lajme
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Lajme
Kalo në kategori