LAJMI I FUNDIT:

Dhuna ndaj Sokol Mëngjesit, reagon Dhoma e Avokatisë: Kërkojmë hetimin e plotë dhe të pavarur

Dhuna ndaj Sokol Mëngjesit, reagon Dhoma e Avokatisë: Kërkojmë hetimin e plotë dhe të pavarur

Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë ka reaguar lidhur me dhunimin ditën e sotme ndaj avokatit Sokol Mëngjesi.

Ky i fundit u dhunua nga tre persona teksa la djalin në kopsht, u zu në pritë nga persona të paidentifikuar të cilët e goditën me leva duke i shkaktuar çarje në kokë dhe në ballë.

Mëngjesi aktualisht është në spitalin e Traumës, ku po merr ndihmën mjekësore. Dhoma e Avokatisë kërkon zbardhjen e ngjarjes, duke u shprehur se ky nuk është një rast i izoluar


‘Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë shpreh shqetësimin e thellë lidhur me dhunën e rëndë fizike të ushtruar mëngjesin e ditës së sotme, ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, anëtar i Dhomës së Avokatisë së Tiranës. Avokati është goditur disa herë në kokë me levë dhe për shkak të plagëve të marra është shtruar në spital.

Goditja e avokatit të Berishës, Rithemelimi akuzon Ramën
Lexo po ashtu Goditja e avokatit të Berishës, Rithemelimi akuzon Ramën

Ky nuk është rast i izoluar i ushtrimit të dhunës fizike dhe psikologjike ndaj avokatëve në Shqipëri, duke rikujtuar aktin e fundit të paprecedentit të dhunës fizike dhe psikologjike ndaj një avokati në Dhomën e Avokatisë Lezhë, në muajin Prill të këtij viti. Kërcënimi i avokatëve, sidomos për shkaqe që lidhen me ushtrimin e detyrës jo vetëm cenojnë rëndë misionin e avokatit në ushtrim të profesionit të tij, por krijojnë situata të vështira që duhen të vlerësohen maksimalisht.

Bazuar sa më sipër, Dhoma e Avokatëve të Shqipërisë i kërkon autoriteteve zyrtare të kryejnë një hetim të plotë dhe të pavarur brenda një kohe sa më të shkurtër lidhur këtë ngjarje të rëndë.

Njëkohësisht garantojmë të gjithë avokatët në Republikën e Shqipërisë se Dhoma e Avokatisë e Shqipërisë do të jetë në krah të çdo avokati ndaj të cilit ushtrohet dhunë e çfarëdo lloji nga kushdo qoftë, pavarësisht se nga kush dirigjohet dhuna.

Shprehemi besimplotë së reagimi ynë do të shërbejë si këmbanë alarmi për organet ligj zbatuese jo vetëm për këtë rast por edhe për raste të tjera që cenojnë sigurinë e jetës së avokatëve dhe të familjeve të tyre.’, ka qenë reagimi i Dhomës së Avokatisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova voton për Kuvendin e ri - gjithçka që duhet të dini për procesin zgjedhor

Kosova voton për Kuvendin e ri - gjithçka që duhet të dini për procesin zgjedhor

Politikë
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit

Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit

Lajme
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij

Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij

Lajme
​KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës

​KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës

Politikë
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Lajme
Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë

Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë

Siguri
Kalo në kategori