LAJMI I FUNDIT:

Dhuna ndaj 3-vjeçares në Tiranë, zbulohen dhe 23 kopshte të tjera në vend pa licencë

Dhuna ndaj 3-vjeçares në Tiranë, zbulohen dhe 23 kopshte të tjera në vend pa licencë

Pas rastit të dhunës ndaj 3-vjeçares në Tiranë, janë ushtruar kontrolle intensive në 90 kopshte dhe çerdhe në të gjithë vendin, nga të cilat, 23 prej tyre kanë rezultuar pa licencë.

Nga këto 23 kopshte, 8 prej tyre nuk kishin aplikuar fare, 2 prej tyre u ishte refuzuar leja, e ndërsa 13 të tjera ushtronin veprimtarinë e tyre si qendra me shërbim ditor, në kundërshtim me ligjin.

“Nga kontrollet e këtyre ditëve janë inspektuar 90 kopshte dhe parashkollor jo publike, është konstatuar se 67 ushtrojnë veprimtarinë në përputhje me legjislacionin, 10 kopshte jo publike rezultojnë të mos kenë licence, 8 prej tyre nuk kishin aplikuar fare, 2 prej tyre u ishte refuzuar leja. 13 të tjera ushtronin veprimtarinë e tyre si qendra me shërbim ditor, në kundërshtim me ligjin, për të cilat ne po kryejmë veprimet e nevojshme dhe në fund do të merren masa”, tha Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu.


Për këtë arsye, ministrja Manastirliu, i urdhëroi që të pajisen me licencë, në të kundërtën do të merren masa.

Ndëshkimi do të jetë gjobë nga 500 mijë deri në 1 milion lekë deri në mbylljen e tyre. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Kalo në kategori