Mediumi prestigjioz britanik “The Guardian” i ka kushtuar një artikull të veçantë Kosovës, në prag të shënimit të dhjetëvjetorit të shpalljes së Pavarësisë.
Sipas këtij mediumi, përcjell Telegrafi, të shtunën shteti i vogël ballkanik shënon dhjetëvjetorin e shpalljes së Pavarësisë dhe ndjenja e krenarisë dhe entuziazmit është e dukshme.
Gjithsesi, siç shton ky medium, gëzimi nuk mund të fsheh sfidat serioze që përballet vendi.
“Migracioni, papunësia e të rinjve, krimet e pazgjidhura të luftës dhe ndarja etnike janë ‘dhimbje koke’ për mbështetësit ndërkombëtarë të Kosovës, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, BE-në dhe SHBA-të”.
Madje, ky medium nuk ndalet me kaq, duke shtuar se kontestet territoriale mbi Kosovën duken aq të ashpra saqë disa ‘lundrojnë’ me idenë e një rishikimi të mëtejshëm të kufijve të Ballkanit, një masë që mund të shkaktojë një raund të ri lufte.
“Në bregun verior të lumit Ibër në qytetin e ndarë të Mitrovicës, rrugët janë me flamuj serbë, dyqanet dhe kafenetë përdorin dinarë serbë dhe kompanitë shtetërore serbe ofrojnë shumë shërbime. Por sovraniteti nuk është i vetmi shqetësim këtu. Zhurma e diplomatëve dhe politikanëve për një ndarje të mundshme të Kosovës – me Serbinë që ruan pjesën veriore në këmbim për lejimin e Kosovës për t’u bashkuar me OKB – është rritur në muajt e fundit. Por shumë prej tyre kanë frikë se kjo mund të nxiste një reaksion zinxhir dhe konflikte të reja në Ballkan, me Bosnjën dhe Maqedoninë multietnike dhe serbët e Kosovës qendrore të konsideruar si veçanërisht të pambrojtur ndaj ngërçit territorial”, shkruan ndër tjerash The Guardian.
Më poshtë Telegrafi ua sjellë artikullin e plotë:
Sheshi Nënë Tereza pritet të jetë më i zhurmshëm, skenat janë ngritur për koncerte kur pritet të merr pjesë edhe këngëtarja me prejardhje nga Kosova, Rita Ora dhe personalitete ndërkombëtare po fillojnë të mbërrijnë.
Të shtunën shteti i vogël ballkanik shënon 10 vjetorin e shpalljes së pavarësisë dhe ndjenja e krenarisë dhe entuziazmit është e dukshme.
Mes të ftuarve do të jetë Cherie Blair, burri i së cilës kujtohet me dashuri në Kosovë për rolin e tij udhëheqës në ndërhyrjen e NATO-s në luftën e vitit 1998-99, i cili i dha fund regjimit shtypës të Millosheviçit për Kosovën dhe hapi rrugën për pavarësi.
“Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe janë themeluesit e shtetit tonë”, thotë Hasan Dotoku, një teknik ndërtimi – 67 vjeçar dhe në pension. “Tony Blair na ndihmoi shumë, dhe fëmijët dhe rrugët u emëruan me emrin e tij. Ne e konsiderojmë atë si njeriun tonë”.
Gjithsesi, gëzimi nuk mund të fshehë sfidat serioze që përballet vendi i pranuar pjesërisht, brenda dhe jashtë vendit.
Migracioni, papunësia e të rinjve, krimet e pazgjidhura të luftës dhe ndarja etnike janë “dhimbje koke” për mbështetësit ndërkombëtarë të Kosovës, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, BE dhe SHBA.
Kontestet territoriale mbi Kosovën duken aq të ashpra saqë disa lundrojnë me idenë e një rishikimi të mëtejshëm të kufijve të Ballkanit, një masë që mund të shkaktojë një raund të ri lufte.
Ka një ndjenjë dinjiteti dhe krenarie për arritjet e Kosovës”, thotë presidenti Hashim Thaçi, në zyrat e tij në kryeqytet, ku deklarata me shkrim me dorë e pavarësisë varet në një kornizë në mur. Thaçi ishte kreu politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës etnike shqiptare (UÇK) që zhvilloi një luftë guerrilase kundër shtetit jugosllav të dominuar nga serbët në fund të viteve 1990, duke kulminuar me tërheqjen e forcave serbe në vitin 1999 pas një fushate bombardimi 78-ditore të NATO-s.
Thaçi, një figurë e gjatë dhe imponuese, rendit arritjet e Kosovës gjatë dekadës së fundit, duke përfshirë ndërtimin e institucioneve të qeverisë, rritjen mesatare ekonomike prej 4%, anëtarësimin në 200 organizata ndërkombëtare (nga FIFA në FMN) dhe njohjen nga 115 vende.
Liderët në Kosovë dhe Shqipëri e bëjnë këtë përvjetor jo vetëm si një shenjë e një lufte historike për pavarësinë e kosovarëve shqiptarë etnikë, por një moment për t’u përqendruar në aspiratat e rajonit për anëtarësim në BE.
Nëse një Kosovë e lirë dhe e pavarur dikur ishte ëndrra e pamundur për shqiptarët, është sot një fakt”, ka thënë kryeministri shqiptar, Edi Rama, në një deklaratë për Guardian. “Tani shpresoj që para përfundimit të dekadës së ardhshme, Kosova, Shqipëria dhe Serbia, të gjithë Ballkanin si rajon, do të integrohen plotësisht dhe do të jenë anëtarë të Bashkimit Evropian. A është kjo një tjetër ëndërr e pamundur? Unë nuk mendoj kështu!”
Ndërkaq Bernard Kouchner, një ish-përfaqësues i posaçëm i OKB-së në Kosovë, i cili ishte ministër i jashtëm francez në kohën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, e përshkruan Kosovën si “një nga sukseset e sistemit të OKB-së”.
“Kishte një luftë, një luftë të përgjakshme dhe tani nuk ka më luftë”, thotë ai.
Kouchner, një avokat i ndërhyrjes humanitare, argumenton se “malet e parave dhe përpjekjet e mëdha” që aleatët perëndimorë të Kosovës kanë derdhur në territor që nga viti 1999 janë justifikuar.
“Kosova është padyshim një shtet, pavarësisht nga dhimbjet e saj në rritje pas shkatërrimit të strukturave të saj para dhe gjatë luftës dhe kjo nuk është një arritje e vogël”, ka thënë një diplomat i BE-së. “Në vitin 1999, nën OKB, ajo kishte filluar nga zero”.
Por ka një shqetësim në rritje mes shumë kosovarëve. Paga mesatare mujore është vetëm 360 € dhe rritja varet nga remitancat nga diaspora, me rreth 80% të investimeve të huaja direkte që vijnë nga kosovarët jashtë shtetit – kryesisht në shtëpi dhe banesa të reja në Prishtinë. Papunësia është rreth 30% dhe papunësia e të rinjve është mbi 50%.
Kosova ka moshën mesatare më të ulët në Evropë, por ekonomia gjeneron vetëm gjysmën e numrit të vendeve të punës që nevojiten çdo vit për të rinjtë që hyjnë në fuqinë punëtore.
Rreth 190,000 kosovarë mendohet se janë larguar në dekadën e fundit, pavarësisht nga një regjim i rreptë i vizave të BE.
Dhe pakënaqësia me politikanët e kohës së luftës që mbeten në pushtet po rritet.
Transparency International, një OJQ, e rendit Kosovën si një nga vendet më të këqija në Evropë për perceptimin e korrupsionit, poshtë shumë vendeve në zhvillim.
“Ne kemi nevojë për të rritur punësimin në mënyrë që njerëzit të mos ndihen se duhet të ikin nga vendi”, thotë Ismet Gegaj, një mësues 72 vjeçar në pension me një kapelë të sheshtë që kalonte pranë një posteri të madh të Ibrahim Rugovës, presidentit të parë të Kosovës. “Por korrupsioni është kanceri i shoqërisë sonë. Jam i bindur se njerëzit që na udhëheqin nuk janë njerëzit e duhur”.
Shumë në Ballkan fajësojnë stagnimin pjesërisht në BE dhe SHBA.
Shumë në Ballkan fajësojnë stagnimin pjesërisht në BE dhe SHBA. “Bashkësia ndërkombëtare ka ambicie shumë të ulëta për ne, dhe është e përqendruar në stabilitetin afatshkurtër politik dhe në menaxhimin e krizave”, thotë Albin Kurti, kreu i partisë opozitare të majtë Vetëvendosje, aktualisht më e madhja në parlament.
Përkundër përpjekjeve të aleatëve të saj, Kosova mbetet në harresë ndërkombëtare. Serbia nuk njeh atë që i referohet si “shkëputja e njëanshme dhe e paligjshme” dhe mban një kërkesë kushtetuese në territorin e Kosovës.
Shumë serbë e shohin Kosovën si zemrën historike të kombit të tyre, me disa nga vendet më të rëndësishme kulturore dhe fetare. Disa serbë në Kosovë mendojnë se të drejtat e tyre nuk respektohen dhe shumë refugjatë duhet të kthehen akoma.
Kosova nuk është anëtare e OKB-së, me anëtarët e Këshillit të Sigurimit, Rusia dhe Kina që bllokojnë pranimin e saj.
Marko Gjuriq, kreu i zyrës së Serbisë për Kosovën dhe Metohinë (siç i referohen serbët në rajon), vë në dukje se vendet që nuk e njohin Kosovën përbëjnë tre të katërtat e popullsisë së botës.
Edhe pse BE ka qenë një mbështetës thelbësor i Kosovës dhe Prishtina synon të bashkohet me bllokun, pesë shtete anëtare të BE nuk e njohin atë.
Marrëdhëniet ndërkombëtare të Kosovës janë komplikuar më tej nga përpjekjet e politikanëve të saj për të hedhur poshtë një gjykatë të specializuar të krijuar për të gjykuar ish pjesëtarët e UÇK-së për krime të dyshuara të luftës.
BE ka bërë të qartë se “normalizimi” i marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës është një parakusht për pranimin e Serbisë në BE. Gjuha e dykuptimtë e bën të paqartë nëse kjo do të kërkojë që Serbia të njohë plotësisht pavarësinë e Kosovës.
Ndërkohë, Beogradi ka nisur një “dialog të brendshëm” mbi këtë çështje, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje të pranueshme nga të dy palët.
Vëmendja është fokusuar gjithnjë e më shumë në veriun e Kosovës, ku Beogradi ka një ndikim të rëndësishëm.
Në bregun verior të lumit Ibër në qytetin e ndarë të Mitrovicës, rrugët janë me flamuj serbë, dyqanet dhe kafenetë përdorin dinarë serbë dhe kompanitë shtetërore serbe ofrojnë shumë shërbime.
“Çdo serb thotë se pavarësia e Kosovës nuk është për ne, Kosova nuk do të jetë kurrë e pavarur”, thotë Dejan Filipoviç, një student 23 vjeçar i dizajnit grafik. .
Por sovraniteti nuk është i vetmi shqetësim këtu. Grafitet aty afër përkujtojnë Oliver Ivanoviqin, një politikan lokal i opozitës, i cili u vra në mes të ditës më 16 janar.
Zhurma e diplomatëve dhe politikanëve për një ndarje të mundshme të Kosovës – me Serbinë që ruan pjesën veriore në këmbim për lejimin e Kosovës për t’u bashkuar me OKB – është rritur në muajt e fundit.
Por shumë prej tyre kanë frikë se kjo mund të nxiste një reaksion zinxhir dhe konflikte të reja në Ballkan, me Bosnjën dhe Maqedoninë multietnike dhe serbët e Kosovës qendrore të konsideruar si veçanërisht të pambrojtur ndaj ngërçit territorial.
“Do të ketë një eksod të ri, shkatërrim të trashëgimisë dhe kaos”, thotë Sava Janjiç, përfaqësuesi i Kishës ortodokse serbe në Kosovë. “Nuk mund të besoj se ka njerëz që ende propozojnë këtë”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shoqatat e pacientëve kërkojnë më shumë buxhet për programet parandaluese
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
Mahmuti: Falsifikimi nuk mund të përligjet, Lëvizja Popullore e Kosovës - themeluesja e UÇK-së nuk kishte logo
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme