Dhjetë gjëra të cilat patjetër duhet rregullisht t’i nxirrni nga shtëpia: Janë burim i sëmundjeve dhe i infektimeve!
Pastrimi i shtëpisë shpesh nënkupton hedhjen e gjërave të panevojshme dhe gjërave të cilat përhapin sëmundje
Nëse e pastroni detajisht shtëpinë, ndërsa me atë rast nuk i keni hedhur këto gjëra, pothuajse nuk keni bërë asgjë, transmeton Telegrafi.
Po ju sjellin listën e 10 gjërave të cilat patjetër duhet t’i zëvendësoni shpesh, në mënyrë që nga shtëpia të nxirrni infeksionin dhe sëmundjen:
1. Sfungjeri dhe leckat truleks – hidhni pas një muaj përdorimi.
2. Ushqimin e mykur të cilit i ka skaduar afati i konsumimit. Nëse e hani, rrezikoni të helmoheni seriozisht me ushqim.
3. Enët e plastikës – ato të dedikuara për një përdorim, hidhni menjëherë, ndërsa ato të dedikuara për shumë përdorime hidhni pasi që të jeni shtrembëruar, gërvishtur apo dëmtuar. Kimikatet e rrezikshme nga enët e dëmtuara plastike mund të depërtojnë në ushqim.
4. Jastëkët – hidhni pas pak vjetësh përdorimi. Pluhuri, ndotjet, djersa, tenjat, luspat e lëkurës... të gjitha këto gjenden në jastëkët tuaj. Me larje të zakonshme këto nuk mund të eliminohen nga mbushjet e jastëkëve.
6. Erëzat, vajrat, çajet – hidhni edhe pas dy vjetësh, sepse vajrat mund të prishin edhe bimët e erëzave dhe çajet mund të jenë vatra të tenjave.
7. Brushat e dhëmbëve – hidhni pas tre muajsh përdorimi. Shpresojmë që nuk duhet t’jua sqarojmë përse është kjo me rëndësi.
8. Grimin – pas 6 muajsh grimi do të prishet. Nëse e përdorni ende, kjo do të thotë që mund ta shkatërroni lëkurën e fytyrës.
9. Vitaminat – sapo t’u kalojë afati apo pas dy vjetësh nga hapja. Pas kësaj date nuk janë të shëndetshme, janë të helmueshme!
10. Kremrat dhe qumështi për rrezitje – menjëherë pas verës. Sapo të kalojë vera, hidhni kremrat për rrezitje. Të ekspozuara në diell dhe rërë, ato mund të bëhen vatër serioze e baktereve. /Telegrafi/































