Ata janë familjet e vjetra legjendare, dinastitë industriale të shekullit XX-të, dinastitë e sportit dhe zbavitjes dhe dinastitë politike që kanë një sasi befasuese pushteti për një vend demokratik.
Në këtë listë janë marr parasysh familjet më mbresëlënëse amerikane, duke i renditur ato për nga trashëgimia historike, ndikimi aktual dhe pasuria.
10. Familja Ellison – të dalluarit e teknologjisë dhe filmit
Ishte një person tepër i përulur, ndërsa sot Larry Ellison është një nga njerëzit më të pasur dhe më të fuqishëm në teknologji. Ai lindi nga një nënë hebreje, familja e së cilës mori mbiemrin Ellison nga ishulli Ellis. Mamaja e Larryt ia dha fëmijën e saj disa të afërmve për adoptim në një moshë të re dhe ai arriti ta takonte atë vetëm një herë.
Djali që braktisi kolegjin, sot 75-vjeç, ndërtoi një perandori të madhe nga asgjëja duke arritur një pasuri prej 49.3 miliardë dollarësh. Ai gjithashtu është një miliarder i pasurive të patundura, që përfshin të gjithë ishullin e Hawaiit, përcjell Telegrafi.
Martesa e tretë e Larryt rezultoi me lindjen e dy fëmijëve, David dhe Megan. Të dy fëmijët e Ellison iu drejtuan industrisë së filmit dhe secili nga ata zotëron një kompani të suksesshme prodhimi filmash. Filma që kanë dalë nga kompanitë e tyre janë American Hustle, Her, Star Trek, etj.
9. Familja Lauren – sunduesit e shitjes me pakicë
Anëtarët e familjes Lauren sot përfshijnë shitjen me pakicë, filantropinë dhe filmin dhe secila prej tyre mban domethënien e paharrueshme të emrit Lauren.
Ralph Lauren lindi në një familje emigrante hebrenjsh në Nju Jork. Ai kishte një mani që të vishej dhe të dukej sa më mirë dhe paguante për edukimin e tij. Ai dizajnonte kollaret e gjëra, si një kontrast i madh me kravatat e holla të asaj kohe dhe kështu lindi etiketa Polo.
Ralph Lifschitz e ndryshoi mbiemrin duke e vënë Lauren dhe marka e tij u zhvillua duke u bërë një mënyrë jetese në stilin e veshjeve amerikane. Ai u martua me Ricky Anne dhe kishin së bashku dy djem dhe një vajzë.
Një nga djemtë e tij, David, është i vetmi që vazhdoi biznesit e babait të tij. Tani ai është zëvendëspresident në Korporatën e Marketingut, Komunikimit dhe Reklamës tek Ralph Lauren. David u martua me mbesën e ish-presidentit Xhorxh U. Bush, Lauren Bush që është themeluese e organizatës bamirëse FEED, ndërsa djali tjetër Andrew është aktor dhe producent filmash, përcjell Telegrafi.
8. Familja Lauder – shefat e kozmetikës
Estee Lauder ndërtoi perandorinë e kozmetikës nga hiçi që bëri për vete miliona ndjekës besnikë në mbarë botën. Sot, kompania dhe pasardhësit e saj, vlejnë miliarda. Ajo lindi nga prindër emigrantë në Nju Jork dhe filloi të bënte kozmetikën e saj personale dhe t’i shiste ato nëpër sallonet e bukurisë së zonës.
Me ndihmën financiare të babait të saj, Estee hapi dyqanin e saj në Manhatan në mesin e viteve 1940. Bashkëshorti i saj e ndihmoi që të drejtonte biznesin, madje dhe djemtë u përfshinë, Leonard dhe Ronald.
Sot, kompania akoma drejtohet nga fëmijët dhe nipërit e familjes Lauder. Leonard është presidenti i kompanisë Estee Lauder Cosmetics.
7. Familja Tisch – perandorët e arteve
Familja Tisch është e lidhur ngushtë me Korporatën Loews dhe filantropinë e arteve, por Laurence Allen Tisch dhe vëllai i tij i vogël Preston Robert themeloi perandorinë e hoteleve. Investimi i tyre i parë nisi kur Larry bindi prindërit e tij ta ndihmonin për të investuar në një hotel në Nju Xhersi.
Bob shumë shpejt iu bashkua biznesit dhe vëllezërit Tisch morën korporatën Loews nga studiot MGM. Sot, kjo korporatë merret me sigurime, naftën dhe transportin nëpërmjet tubacioneve, përveç hoteleve.
Larry është investitor kryesore në CBS, ku fitoi një post në bordin drejtues, ndërsa Bob bleu një pjesë të aksioneve të skuadrës New York Giants në vitin 1991, përcjell Telegrafi.
6. Familja Vanderbilt – industria
Vanderbilt është një nga familjet e vjetra më të pasura. Familja ka prejardhje holandeze dhe u bë me rëndësi gjatë dekadave të fundit të shekullit XIX.
Comelius Vanderbilt, lindur në 1794, u rrit në varfëri, por arriti ta linte mënjanë atë. Që në moshë të re punoi në biznesit e anijeve të babait të tij, dhe arriti të ndërtonte një perandori të prodhimit të anijeve. Ai dhe pasardhësit e tij e zgjeruan biznesin e tyre në industri të tjera përfshi dhe biznesin hekurudhor.
Billy, djali i Comelius trashëgoi 95 për qind të pasurisë së babait të tij, dhe vazhdoi të investonte në hekurudhat, por pas tij, pjesa më e madhe e familjes Vanderbilts shpenzoi shumë para në pasuri të patundshme.
5. Familja Walton – sulltanët e qendrave tregtare
Sam Walton dhe vëllai i tij Bud hapën dyqanin e parë në vitin 1945 në Arkansas. Familja Walton solli një qendër tregtare me rëndësi. Pas suksesit të modelit të biznesit për Walmart, vëllezërit Walton themeluan Klubin Sam në vitin 1983.
Motra më e madhe e tyre, investoi paranë e saj në muzeun “Crystal Bridges” në Arkansas, në të cilën është edhe drejtore. Alice është gjithashtu filantropiste që ka krijuar një komitet veprimi politik në mbështetje të drejtimit të Hillary Clinton, përcjell Telegrafi.
4. Familja Rockefeller – miliarderët bankarë
Rokfellerët janë një familje amerikane me një rëndësi të madhe në industrinë bankare dhe vitet e fundit, ata kanë pasur hyrje edhe në fushën e politikës. Ndërsa shumë prej familjeve të pasura kanë humbur pushtetin e tyre përgjatë viteve, familja Rockfeller e ka bërë perandorinë e saj edhe më të madhe.
Kjo familje erdhi në Shtete të Bashkuara të Amerikës nga Gjermania dikur rreth viteve 1720. Pasuria e John D. Rockefeller filloi kur themeloi një biznes prodhues që ushqente trupat e Unionit gjatë Luftës Civile. Pas Luftës, ai filloi të investonte në vaj dhe themeloi kompaninë Standard Oil në vitin 1870 me një kapital prej një milionë dollarësh, duke e bërë kompaninë më të madhe të asaj kohe në vend.
3. Familja Kennedy – të fuqishmit e politikës
Familja Kennedy që vjen nga një familje emigrantësh irlandezë është shembull thelbësor i “ëndrrës amerikane”. Kennedyt e parë emigruan nga Irlanda në Boston në vitin 1848 dhe pas një brezi, një nga anëtarët e familjes hyri në politikë, kur Patrick Joseph shërbeu si Përfaqësues i Shtetit dhe më pas Guvernator i Masaçusets.
Djali i Patrick Joseph, u bë ambasador i Shteteve të Bashkuara në Mbretërinë e Bashkuar dhe kishte nëntë fëmijë. Tre nga djemtë e tij, John, Robert dhe Ted u bënë figura politike të qeverisë amerikane. John Kennedy u bë president i SHBA-së në vitin 1961 dhe shërbeu deri në vitin 1963 pasi u vra. Edhe vëllai i tij, Robert, u vra pak kohë pasi fitoi zgjedhjet e para të Kalifornisë për zgjedhjet presidenciale.
Që nga viti 1962 deri në vitin 2009, Ted ishte Senator i Masaçusets, duke qenë kështu i treti për periudhën më të gjatë kohore të shërbimit si senator. Ai vdiq në 2009 pas luftës me kancerin e trurit.
Më së shumti familja Kennedy është e njohur për fatkeqësitë që i kanë ndodhur. Ka disa variante për tragjeditë e familjes Kennedy. Ajo është e njohur dhe për fatkeqësitë që e kanë pllakosur atë duke e reduktuar atë në një grusht pasardhësish të mbijetuar, që tashmë mund të numërohen me gishtat e njërës dorë, duke u cilësuar madje edhe si “e mallkuar”.
Në fillim të viteve 1960, analistët e cilësuan presidencën e John Kennedyt si të parin e një dinastie në Shtëpinë e Bardhë. Por pas vrasjes së Presidentit dhe pas vrasjes së vëllait të tij, Robert Kennedy, pesë vite më vonë, në vitin 1968, kjo ide do të venitej nga mendja e publikut. Historia e gjatë e tragjedisë në familjen Kennedy nuk shënon vetëm këto dy vdekje të parakohshme. Vëllai i tyre i madh, Xhozef, ishte vrarë gjatë Luftës së Dytë Botërore, ndërkohë që motra e tyre, Kethlin, kishte humbur jetën në një aksident ajror, përcjell Telegrafi.
2. Familja Bush – presidentët
Anëtarët e familjet Bush kanë shërbyer edhe në degën ekzekutive dhe legjislative të qeverisë. Familja nxori dy presidentë dhe guvernatorë shteti nga radhët e saj në SHBA. Pasuria e familjes Bush vlerësohet të jetë miliona dollarëshe.
Duke njohur lidhjet e forta në Teksas, familja Bush pritet të jenë “të fortit” e naftës dhe vajit, por nafta nuk është e vetmja industri nga e cila kjo familje ka përfitim. Ajo është e shquar edhe në botën e investimit. Gjatë Luftës së Parë Botërore, ndërmarrjet e biznesit të Samuel Bush e ndihmuan atë të ndërtojë pasurinë e familjes.
Djali i Samuel, Prescott, u bë i pasur me anë të financave në Union Banking Corp por edhe falë vajit, si anëtar i industrisë ku filloi edhe djali i tij Xhorxh U. Bush. Ky i fundit, u martua me Barbara Pierce, dhe kanë kanë fëmijë. Ai u zgjodh president në vitin 1988. Më pas djali i tij Xhorxh U. Bush e pasoi në vitin 2000.
1. Familja Clinton – veteranët e Shtëpisë së Bardhë
Si familje e re, e madhe, politike, familja Clinton vazhdoi t’i zgjerojë arritjet e saj në botën e politikës dhe filantropisë. Ish-presidenti Bill Clinton dëshironte të bëhej muzikant përpara se të takonte John Kennedyn dhe të frymëzohej e shtyhej nga ai drejt fushës së politikës.
Duke e filluar si guvernator i Arkansasit në vitin 1976, Bill ndërtoi rrugën e tij drejt Shtëpisë së Bardhë në vitin 1992 për dy mandate të suksesshme. Gruaja e tij Hillary Clinton, ishte mësuese dhe avokate përpara se të merrte titullin Zonja e Parë. Ajo ka luajtur një rol të madh mbështetës dhe këshillues për Billin gjatë karrierës së tij politike, ndërsa ndërtonte të vetën.
Një avokate e reformave të kujdesit shëndetësor dhe çështjeve të tjera me rëndësi, ajo u zgjodh Senatore e Nju Jorkut në vitin 2000 dhe ka s ka shërbyer si Sekretare e Shtetit. Vajza e Clintonëve, Chelsea po ndjek gjurmët e babait të saj, si një korrespondente e zonja në NBC. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
Rezervo tani, përfito çmime speciale për udhëtime gjatë fundvitit nga Gjeneva drejt Prishtinës!
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
PostCHAT ju pret!
Kuvendi miraton buxhetin për vitin 2025
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje