Trajtimi i spondylolistezës degjenerative – dilemë e cila kërkon zgjedhje metodike dhe korekte

Dr. Nexhmedin DuriqiOrtoped spinaltel. +38344 233485email: dr.duriqi@gmail.com, nex68@yahoo.com


Spondylolisthesis definohet si rrëshqitje e përparme apo e pasme e unazës krahasuar me tjetrën nën të, me apo pa instabilitet spinal.

Paraqet protuberancë kockore që vështirëson lindjet.

Defekti tek spondilolidsteza qëndron në pjesën interartikulare të unazave. Spondylolysis (spondyloschisis) definon defektin e një apo dyanshëm të njërës apo të dy pjesëve artikuluese të unazës, me apo pa rrëshqitje të unazave.

spondylosis spondylitis spondylolisthesis

Etiologjia - shkaktarët

Shkaktarët janë të shumëfishtë:

- Predispozitë e lindur
- Postura (qëndrimi), shtatzënia, forcat rotative, koncentrimi i lartë i ngarkesës (“stress loading”) – rol në rrëshqitje

Defekti në ashtin e uljes, pjesën e sipërme të tij apo gjendjet shoqëruar me spina bifida occulta dhe radikulopati. Defekti në pjesën ndërartikulare, zakonisht L5.

Te moshat e reja

Kryesisht sëmundjet degjenerative, degjenerimi i diskut apo instabiliteti segmental më së shpeshti në L4/L5

Moshat e shtyra

Kryesisht traumatike = fraktura e cilësdo pjesë të harkut neural që rezulton me listezë.

Pastaj, patologjike = sëmundja e gjeneralizuar kockore si Mb. Paget apo osteogenesis imperfect.

Ndarja

Varësisht nga shkalla e rrëshqitjes së unazave në planin sagital, sipas Meyerding (1932):

Grada 1 - ≤ 25% të diametrit vertebral
Grade 2 - 25-50%
Grade 3 - 50-75%
Grade 4 - 75-100%
Spondyloptosis – mbi 100%

spondylolisthesis stages  1

Shenjat klinike

Ndryshojnë, varësisht nga tipi dhe mosha.

Dhembje e shpinës, në fillim të shkallës së lehtë, me shtrirje në kofsha, sidomos pas aktiviteteve; dhembje në palpim (shtypje); kufizim i lëvizjes së shpinës; vështirësi në ecje e përcjellur edhe me dhembje.

Klinikisht vërehet në ekzaminim shkurtimi i muskujve të kofshëve dhe gluteuseve (vitheve), pamundësia e flexionit (mbledhjes) së kërdhokullave me gjunjë të shtrirë, rritje e harkut të belit nga brenda, në palpim shkallëzim i kalimit nga unazat e renditura normal në atë që ka rrëshqitë.

indications for surgery in adult spondylolisthesis 20 638

indications for surgery in adult spondylolisthesis 18 638

Diagnostikimi

Rëntgen standard në dy drejtime, rtg në dinamikë - përkulje nga përpara apo nga prapa dhe anash.

Ct dhe MRI në raste të posaçme kur dyshojmë që kemi të bëjmë edhe me shtypje të rrënjëve nervore (radikulare)

lelelele

Trajtimi:

∙ Trajtimi operativ – jo gjithmonë.
∙ Zvogëlim i aktiviteteve që kanë tendencë të rritjes së rrëshqitjes së unazave; gjatë uljes preferohet mbështetja e shpinës. Rehabilitimi dhe përforcimi i muskujve të përparmë të abdomenit dhe të pasmë të shpinës dhe masa tjera konzervative.
∙ Aplikimi i korzetit antilordotik
∙ Ushtrimet fleksive – pozitive, ekstenzive - negative
∙ Intervenimi kirurgjik, me përjashtim të pacientëve që kanë radikulopati dhe tek duhanpirësit.

Duhet pasur parasysh edhe faktorët e rrezikut Mosha e re (<15 vj.) Rrëshqitja e shkallës së lartë (>30%)

Te moshat e reja, shkalla më e lartë e suksesit të intervenimit, bëhet shkurtimi i hamstring-muskujve të kofshëve.

Ndërsa, si indikacion për fusion dhembjet gjatë ecjes apo lëvizjeve të sforcuara progresioni i rrëshqitjes – nga shkalla e parë kah e dyta apo më shumë.

klklkl

kkjjjj

spine16375f2

∙ Trajtimi postoperativ Ortoza postoperative – preferenca e kirurgut.
∙ Mobilizimi pas 24 orë.
∙ Analgjezioni adekuat esencial për frymëmarrje dhe vertikalizim të hershëm.
∙ Steroidet JO – interferojnë me fuzionin. (Lëndimi i nervit nga traksioni – steroide 3-5 ditë).
∙ Pritet dhembje e intensitetit mesatar disa javë.
∙ Aktivitetet fizike pas 3 muajsh.

iStock 1247369207  1

∙ Por, sfida më e madhe mbetet zgjedhja e pacientit optimal.

/Telegrafi/