Dhia sfidon gravitetin, qëndron në telat e dy shtyllave elektrike në Brazil – pamjet bëhen virale

Një dhi është filmuar duke sfiduar gravitetin për të marrë një ‘meze të lehtë’ - ndërsa balancohet në krye të shtyllave elektrike.
Kafsha u pikas nga një kalimtar i cili nuk mund t'u besonte syve kur e pa atë, duke qëndruar në telat e shtyllave elektrike derisa hante, transmeton Telegrafi.
Videoja u filmua në Ceará, Brazil, të dielën pasi vunë re se dhia ishte ngjitur në telat e shtyllave elektrike. Kjo nuk është hera e parë që një dhi përfundon në një vend befasues.
Shërbimet e urgjencës u nxituan për të shpëtuar një dhi kafe afërsisht 50 metra mbi tokë në një rrugë të quajtur Calle Potes, vetëm shtatë milje në jug nga qendra e Madridit.
Menjëherë pas mbërritjes, brigada e zjarrfikësve u vë në qendër të vëmendjes së mediave spanjolle, me shumë njerëz që pyesin se si do të përpiqeshin të shpëtonin dhinë, e cila ishte ulur në vendet më të sikletshme. /Telegrafi/


































