LAJMI I FUNDIT:

Detaje nga aksidenti në Klinë ku u lënduan 18 persona – një shtatzënë ka pësuar lëndime në fytyrë dhe po trajtohet në QKUK

Detaje nga aksidenti në Klinë ku u lënduan 18 persona – një shtatzënë ka pësuar lëndime në fytyrë dhe po trajtohet në QKUK

Nga një aksident i rëndë që ndodhi mbrëmë në fshatin Grabanicë të Klinës, ku u përfshinë katër vetura, të lënduar mbetën 18 persona në mesin e tyre edhe tre fëmijë.

Policia përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se deri te aksidenti ka ardhur kur i dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën,  nga pakujdesia ka goditur tri vetura të cilat ishin duke lëvizur në kahjen e kundërt.


“Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar 18-persona (meshkuj dhe femra kosovarë), tre prej tyre fëmijë të moshave të ndryshme.  Të lënduarve u është ofruar tretman mjekësor, ku shtatë prej tyre janë ndaluar për trajtim mjekësorë, ndërsa të lënduarit tjerë (11) pas tretmanit mjekësor janë liruar. Rasti është duke u hetuar”, njofton policia.

Nga të lënduarit në aksidentin në Klinë ndodhen edhe dy shtatzëna dhe disa fëmijë
Lexo po ashtu Nga të lënduarit në aksidentin në Klinë ndodhen edhe dy shtatzëna dhe disa fëmijë

Spitali Rajonal i Pejës, mbrëmë përmes një komunikate për media kishte bërë të ditur se nga të lënduarit tre prej tyre ishin dërguar për në QKUK.

Telegrafi ka kontaktuar me Drejtorin e Emergjencës në QKUK, Naser Syla i cili ka thënë se pacientët në fjalë janë dërguar në Klinikën e Gjinekologjisë dhe atë të Ortopedisë.

Drejtori i Gjinekologjisë, Jakup Ismaili ka thënë për Telegrafin se pacientja e cila ka pësuar lëndime nga aksidenti në fjalë është dërguar në Patologji shkaku i lëndimeve që ka në trup.

Ai ka thënë se në aspektin gjinekologjik pacientja dhe foshnja kanë qenë mirë.

“Pacientja e cila është në javën e nëntë të shtatzënisë në aspektin gjinekologjik ka qenë mirë edhe ajo edhe foshnja. E njëjta është dërguar në patologji shkaku i lëndimeve që ka në fytyrë, ku ka dëmtim të nofullës, thyerje të dhëmbëve etj”, ka thënë Ismaili. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Kalo në kategori