Për të dytën herë më radhë, ka dështuar të mbahet rigjykimi ndaj ish-deputetit Frashër Krasniqi dhe tre aktivistëve të tjerë, të cilët akuzohen për vepra penale të terrorizmit.
Në këtë proces gjyqësor, Frashër Krasniqi, Adea Batusha, Egzon Haliti dhe Atdhe Arifi, janë duke u akuzuar me pretendimet se ata janë përgjegjës për sulmin në Kuvendin e Kosovës në gushtin e vitit 2014, që është kualifikuar si vepër terroriste, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Beqir Kalludra njoftoi se një ditë para kësaj seance, i akuzuari Frashër Krasniqi e kishte angazhuar si mbrojtës, avokatin Florent Latifaj, pasi paraprakisht mbrojtës i tij kishte qenë avokati Tomë Gashi. Për shkak se avokati Latifaj ishte caktuar si mbrojtës i Krasniqit një ditë para seancës së të premtes, ai ka kërkuar nga gjykata që të shtyjë këtë seancë me arsyetimin se nuk posedonte të gjitha shkresat e lëndës.
“Pasi që unë dje e kam pranuar disa nga shkresat të lëndës, por jo të gjitha, mungojnë komplet procesverbalet e shqyrtimit gjyqësor të cilat i ka avokati paraprak, dhe për shkak të kohës së shkurtër nga dje deri sot nuk ka mundur ti kompletojë të njëjtat dhe nuk kam arritur me lexu as 1 të 10-tën e lëndës, kërkoj mirëkuptim nga gjykata që seancën e sotme ta shtyjë për një datë tjetër”, ka thënë avokati Latifaj.
Për këtë arsye, trupit gjykues i udhëhequr nga gjykatësi Kalludra aprovuan propozimin e avokatit Latifaj, duke shtyrë seancën e së premtes. Ndryshe në këtë seancë ka munguar edhe i akuzuari Frashër Krasniqi, por sipas mbrojtësit të tij, avokatit Latifaj, ai kishte pasur probleme teknike me veturën e tij dhe se mund të paraqitet në seancë pas disa minutash.Për shkak se ish-mbrojtësi i të akuzuarit Krasniqi, avokati Tomë Gashi e kishte njoftuar gjykatën së nuk do ta mbrojë më të akuzuarin Krasniqi, sipas gjykatësit Kalludra ai kishte kërkuar nga i akuzuari që brenda një afati të caktuar të deklarohet a mund të angazhojë tjetër mbrojtës, apo gjykata t’ia caktojë sipas detyrës zyrtare.
“I akuzuari Frashër Krasniqi nuk ka vepruar sipas udhëzimeve të kryetarit të trupit gjykues, për çka KTGJ është detyruar që të kërkojë nga Oda e Avokatëve të Kosovës, që të njëjtit t’ia caktojë sipas detyrës zyrtare, dhe në momentin kur është lajmëruar avokatja e caktuar nga OAK, i njëjti ka deklaruar se do të angazhojë avokat sipas autorizimit, veprim të cilin e ka bërë një ditë para datës së kësaj seance”, ka thënë gjykatësi Kalludra.
Seanca e radhës për këtë rast pritet të mbahet me 20 gusht 2020, në ora 09:00.Ndryshe, në seancën e parë të rigjykimit, e paraparë të mbahej me 4 mars 2020, ish-mbrojtësi i të akuzuarit Krasniqi, avokati Tomë Gashi, kishte kërkuar përjashtimin e kryetarit të trupit gjykues, gjykatësit Beqir Kalludra, mirëpo kjo kërkesë ishte refuzuar. Trupi gjykues i udhëhequr nga gjykatësi Beqir Kalludra, më 27 nëntor të vitit 2017, kishte shpallur fajtorë katër të akuzuarit, duke i dënuar me 21 vjet e gjashtë muaj burgim.Ish-deputeti Frashër Krasniqi ishte dënuar me 8 vjet burgim, Atdhe Arifi ishte dënuar me 6 vjet burgim, Egzon Haliti me 5 vjet e gjysmë si dhe Adea Batusha me 2 vjet heqje lirie.
Pas ankesave në Gjykatën e Apelit, kolegji i instancës së dytë gjyqësore, kishte vlerësuar se aktgjykimi i shkallës së parë është bërë me shkelje ligjore dhe e kishte anuluar të njëjtin dhe në këtë mënyrë, lëndën e kishte kthyer në rigjykim.Për rastin e aktivistëve të dënuar të VV-së, më 9 shkurt 2018, ishte diskutuar edhe në Kuvendin e Kosovës, në fund të së cilës seancë, Kuvendi kishte miratuar disa rekomandime ku kërkohej që për rastin e sulmit në ndërtesën e Kuvendit, të kërkohet dhe të mundësohet një hetim i plotë, i pavarur ndërkombëtar i tërë rastit, nga ndonjëri nga vendet perëndimore të BE, përfshirë vendet neutrale të Evropës Perëndimore dhe ZvicrënNdryshe, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në dhjetor të vitit 2016, kishte ngritur aktakuzë kundër, Frashër Krasniqit, Atdhe Arifit, Egzon Halitit dhe Adea Batushës, të cilët i akuzon për kryerjen e veprës penale të terrorizmit.
Ndaj katër aktivistëve të Vetëvendosjes, PSRK-ja ka ngritur aktakuzë, katër muaj pasi të njëjtit, bashkë më të ndjerin Astrit Dehari, u arrestuan si të dyshuar për sulmin e 4 gushtit të po atij viti, ndaj objektit të Kuvendi të Kosovës, por, që Dehari kishte vdekur në nëntor të vitit 2016 në qelinë e tij në qendrën e paraburgimit në Prizren.Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, të pandehurit kanë vepruar si grup i organizuar “me qëllim që të shkaktojnë frikësimin serioz të popullsisë dhe shkaktimin e ndjenjës se pasigurisë për qytetarët dhe institucionet e Republikës së Kosovës”.Sipas aktakuzës, të akuzuarit duke pasur për qëllim, që Kuvendi i Kosovës të detyrohet të mos ratifikojë marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi dhe me këtë rast, të shkaktoj frikësim serioz të popullsisë dhe shkaktimin e ndjenjës së pasigurisë tek qytetarët e Kosovës, më datë 4 gusht 2016, rreth orës 23 e 05 nga parkingu përball Kuvendit të Kosovës me raketahedhës dore kanë kryer sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë
Kina heq vizat për qytetarët e Maqedonisë së Veriut
Gashi uron Ditën e Alfabetit: E vlerësoj këtë festë dhe gjuhën shqipe si gurthemel të shoqërisë dhe diversitetit etnik
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro
14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje